Këshilla & Arsye

December 27, 2017 | 10:48

Depresioni në adoleshencë: Çfarë roli luajnë prindërit?

Adoleshentët, baballarët e të cilëve janë në depresion kanë më shumë gjasa për të zhvilluar simptomat e depresionit në moshën 13-14 vjeç, sipas një studimi të ri shkencor në Britani.

1

Rastet e depresionit janë duke u rritur dukshëm në fillim të pubertetit. Ndërsa në të kaluarën ka qenë deklaruar se ekziston një lidhje midis depresionit të nënës dhe depresionit të fëmijëve është hera e parë që një studim ka gjetur se diçka e ngjashme vlen edhe për etërit, pavarësisht nëse nëna është në depresion apo jo. U zbulua gjithashtu se shkalla e ndikimit të depresionit të dy prindërve tek fëmijët e tyre nuk është praktikisht e ndryshme.

“Ekziston një keqkuptim i zakonshëm që nënat janë më të përgjegjshme për shëndetin mendor të fëmijëve të tyre dhe se baballarët kanë më pak ndikim. Por, hulumtimet tona tregojnë se marrëdhënia midis prindit dhe depresionit  të adoleshentëve nuk është e lidhur me gjininë e parë,”tha Dr Lewis i cili shtoi se përpjekjet e parandalimit  të depresioni duhet të përqëndrohen në dy prindërit, jo vetëm nënat.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top