Depresioni sezonal , ose bluzi i dimrit , është një çrregullim që prek shumë njerëz në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Është shumë e zakonshme dhe me disa këshilla të vogla mund ta largoni atë…
Si ta kuptoni nëse vuani nga depresioni sezonal
Simptomat e depresionit sezonal janë të ndryshme: ndjenja e pashpresë ose e pavlefshme, humbja e interesit për aktivitetet që dikur keni pasur, luhatje në peshë dhe përqendrim i dobët. Ato fillojnë në vjeshtë ose në fillim të dimrit dhe ulen në pranverë dhe verë. Të tjera janë tërheqja sociale , lodhja , ndryshimet në ritmin gjumë-zgjim , oreksi i tepërt ose shumë i vogël, trishtimi i vazhdueshëm , tensioni i muskujve.
Si të dilni prej saj?
Terapia e dritës mund t’ju ndihmojë
Nëse rrezet e diellit janë të kufizuara nga tetori në mars, terapia me dritë mund të jetë një ndihmë e madhe. Për çfarë bëhet fjalë? Fototerapia është një aktivitet në të cilin ekspozoheni në dritën e një llambë të veçantë që lëshon rreze ultravjollcë , mundësisht menjëherë pas zgjimit. Mund të funksionojë sepse imiton rrezet e diellit , duke ndryshuar kështu kimikatet e trurit të lidhura me ndjenjat dhe disponimin.
Plotësoni axhendën tuaj
Nëse po shfaqni shenja të depresionit sezonal, provoni të përfshini ushtrimet dhe aktivitetet sociale në rutinën tuaj . Për shembull, mund të planifikoni të shihni mikun që ju bën gjithmonë të qeshni, dhe jo atë që përgojon sa herë që jeni bashkë. Regjistrohu për klasa joga ose kërcimi, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mirë.
Mbani një orar të qëndrueshëm të gjumit
Meqenëse depresioni sezonal mund të shkaktohet nga një ndërprerje e orës tuaj të brendshme, bëni ç’të mundeni për ta balancuar atë duke mbajtur një orar të qëndrueshëm të gjumit. Shkoni në shtrat dhe ngrihuni në të njëjtën kohë çdo ditë për të rivendosur ritmet tuaja cirkadiane. Mundohuni të mos flini më shumë se 20 minuta.
Shmangni kafeinën pas orës 15:00, kufizoni kohën para ekranit në mbrëmje dhe ushtroheni më herët gjatë ditës kur dielli është më i fortë.
Mbani një mënyrë jetese të shëndetshme
Ashtu si çdo simptomë tjetër, depresioni sezonal mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. Prandaj, kujdesi për trupin tuaj mund të ndihmojë në uljen e efekteve të tij. Adoptoni një mënyrë jetese të shëndetshme , me një dietë të ekuilibruar. Nëse ndiheni kaq, kërkoni ndihmë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.