Këshilla & Arsye

October 30, 2020 | 10:53

Depresioni sezonal mund të jetë më i keq këtë vit. Ja çfarë të bëni në lidhje me të…

Është përsëri ajo kohë e vitit. Jo sezoni i erëzave dhe kungujve, por ai i ditëve më të errëta kur fillon depresioni sezonal. Blutë e dimrit prekin rreth 14% të amerikanëve dhe çrregullimi afektiv sezonal (SAD) godet rreth 6% prej nesh. Me stresin, vetminë dhe vrullin e shtuar të pandemisë, ky mund të rezultojë një nga sezonet më të trishtueshme.

Pse SAD mund të jetë më keq këtë vit?

Një sondazh i fundit në JAMA Netëork Open zbuloi se shkalla e simptomave depresive është trefishuar që nga fillimi i pandemisë. Unë krijova termin “katror pandemik” për të përshkruar këtë fenomen, dhe si COVID-19 është shumëzuar me një pandemi tjetër të çështjeve psikologjike, duke përfshirë ankthin, depresionin, çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD) dhe varësinë. Tani, shtojini një ditë më të shkurtër, më pak rreze dielli dhe mot më të ftohtë, si rezultat është një raund tjetër i pandemisë në katror – këtë herë me SAD.

Çfarë e shkakton SAD? Hulumtimet tregojnë se faktorët kontribues mund të përfshijnë nivelet e ulëta të serotoninës, rritjen e prodhimit të melatoninës dhe uljen e niveleve të vitaminës D.

Si të luftohet SAD e shkaktuar nga pandemia.

Këtu janë disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar gjendjen tuaj shpirtërore edhe kur gjithçka duket e zymtë:

Terapia e dritës së ndritshme: Një studim i vitit 2017 tregon se terapia me dritë të ndritshme mund të jetë efektive në trajtimin e SAD dhe gjithashtu mund të ndihmojë në fokusin, energjinë dhe gjumin. Zgjidhni një llambë terapie që ka 10.000 shkëlqim LUX dhe rrini afër saj për rreth 30 minuta në mëngjes.

Kontrolloni nivelet e vitaminës D: Në Klinikat Amen, ne testojmë nivelet e vitaminës D të të gjithë pacientëve tanë dhe një numër shumë i madh kanë nivele të ulëta. Kontrolloni nivelin tuaj dhe nëse është i ulët, merrni një shtesë.

Rritni serotoninën natyrshëm: Konsumoni karbohidrate komplekse (patate të ëmbla), provoni të përfshini rregullisht stërvitjen dhe merrni parasysh suplemente si 5-HTP dhe shafran.

Ndërsa këto këshilla mund të ndihmojnë është e rëndësishme të theksohet se nëse jeni duke përjetuar ndjenja të zgjatura depresioni ose simptoma të tjera të sëmundjes mendore, ju duhet të kërkoni ndihmë nga një mjek profesionist.

 

Burimi / https://www.mindbodygreen.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top