Mirëqenie

October 30, 2020 | 11:08

Si të rikuperoni kohën kur dita ikën shumë shpejt

Nëse ndiheni sikur ditët – madje edhe muajt – po rrëshqasin, nuk jeni vetëm. Për shumë njerëz, pandemia luajti një rol në ndryshimin e perceptimit për kohën dhe ndërsa ditët fillojnë të bëhen më të shkurtra është e lehtë të zhvendosesh në një mendësi të pamjaftueshme. Për fat të mirë, psikiatrja Ellen Vora, thotë se ekziston një mënyrë e thjeshtë për të gjetur kohën.

Në një video të TikTok, Vora shpjegon se njerëzit që janë të varur nga të qenit i zënë, zakonisht bien në një mendim të mungesës. Ndërsa mund të duket më e lehtë t’i nënshtrohesh orëve të pafundme të punës, Vora rekomandon t’i bësh gjërat ndryshe. “Në vend të kësaj, rikuperoni kohën”, thotë ajo.

Si mund ta rikuperoni kohën?

Është shumë e thjeshtë, mjafton të bëni një shëtitje. Edhe nëse është vetëm për pesë minuta, Vora thotë se shkëputja nga përgjegjësitë tuaja dhe dalja për një shëtitje mund të jetë efektive. “Kjo i dërgon një sinjal bollëku trurit tuaj, në vend se një sinjali të mungesës”, shpjegon ajo. “Fillon t’ju bëjë të ndiheni sikur keni shumë kohë dhe gjithçka fillon të funksionojë pak më mirë”.

Përfitimet e kësaj strategjie.

Së bashku me dukjen sikur i shtoni më shumë kohë ditës, shëtitjet e shpejta janë provuar se shtojnë më shumë vite në jetën e një personi. Një studim i botuar në revistën Maturitas thotë se ecja katër herë në javë, për të paktën 15 minuta mund të rrisë jetëgjatësinë tek njerëzit e moshuar.

Studime të tjera kanë treguar se shëtitjet e shkurtra gjatë gjithë ditës mund të ulin rrezikun e sëmundjes Alzheimer dhe çmendurisë. Dhe sigurisht, lëvizja në përgjithësi është kritike për shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mendor.

 

 

Burimi / https://www.mindbodygreen.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top