Në fokus

May 26, 2017 | 9:28

Depresioni te fëmijët… kujdes gjatë shkollës

Depresioni është një shqetësim i karakterizuar nga një trishtim i vazhdueshëm te fëmija, i cili zgjat prej muajsh, por edhe prej vitesh. Mund të shfaqet në çfarëdolloj moshe gjatë jetës. Ende nuk janë plotësisht të qartë faktorë që shkaktojnë depresion te truri dhe psikika e fëmijës.

1

DiolaDisa fëmijë duken se janë më të ekspozuar ndaj depresionit, si rrjedhojë e një faktori gjenetik, siç mund të jetë tensioni i lartë, obeziteti apo diabeti që ka pasur njëri prej prindërve. Gjithashtu faktorët ambientalë mund të kenë përgjithësisht të njëjtin ndikim, si ata gjenetik, për të shkaktuar depresion te fëmija, siç mund të jetë stresi i
madh apo humbja e një njeriu të dashur. Shenjat që mund të tregojnë depresionin e një fëmije janë të shumta. Mund të ndodhë që fëmija të tregojë se ndihet i/e trishtuar apo në depresion. Ai flet për vetëvrasjen apo tregon se do të ndihej më mirë sikur të mos jetonte më. Mund të shfaqë shenja nervozizmi apo bezdie për shokët apo shoqet dhe nuk shfaq më interes për të takuar miqtë ose për të shkuar në shkollë.
Ndodh shpesh që fëmija të mos shfaqë ndryshime të rëndësishme në sjellje dhe
ndonjëherë prindërit shpresojnë se gjithçka do të zgjidhet me kalimin e kohës. Nuk e çojnë ta vizitojnë fëmijën, i cili shfaq shqetësime të brendshme që s’ndikojnë në
marrëdhënien me njëri-tjetrin.

femijePor sa i shpeshtë është depresioni te fëmijët?

Fëmijët janë më pak të rrezikuar për të vuajtur nga depresioni, megjithatë në moshën e
shkollës fillore fillojnë shenjat e para. Në moshën e pubertetit, numri i fëmijëve depresivë rritet si rrjedhojë e ndryshimeve dhe zhvillimeve hormonale. Ndërsa në moshën e adoleshencës, vajzat kanë më shumë mundësi për të vuajtur nga depresioni në krahasim me meshkujt. Kjo gjë ndodh gjatë gjithë jetës. Femrat janë më të predispozuara se meshkujt për të vuajtur nga gjendjet depresive. Depresioni është një sëmundje e diagnostikueshme edhe para moshës së shkollës (2-6 vjeç). Është shumë e vështirë për t’u kuptuar, por është një sëmundje që shfaqet edhe në këtë moshë.
Shfaqja e sjelljes depresive te fëmijët, normalisht zgjat nga 6-9 muaj deri në disa vjet. Kur një fëmijë vuan nga depresioni ka rezultate jo të mira në shkollë, shfaq vështirësi në marrëdhënien me miqtë dhe familjarët, është i trembur dhe në ankth, si dhe i rrezikuar nga vetëvrasja. Duke qenë se ekzistojnë kura për të kaluar këtë gjendje, injorimi i këtyre shenjave duke shpresuar se mund të kalojë si vetë gjendje, duke e lënë fëmijën të vuajë, është një gabim shumë i madh, që fatkeqësisht mund të ketë pasoja.

Kurat që shërojnë depresionin te fëmijët

 

Ekzistojnë dy kura për fëmijët që shfaqin shenja ankthi dhe depresioni, të cilat janë
psikoterapia dhe terapia me anë të ilaçeve. Psikoterapia shërben për rastet kur shfaqja e shenjave të depresionit është e lehtë. Në rastet kur shenjat e depresionit janë të shumta dhe shqetësuese, është mirë t’i drejtohemi terapisë së ilaçeve. Të dyja këto terapi janë efikase. Është shumë e rëndësishme që prindërit të mos neglizhojnë asnjë shenjë shqetësuese. Duhet të flasin gjithmonë me fëmijët. Bashkëbisedimi ndihmon për të kuptuar karakterin e tyre. Pas çdo gabimi të fëmijës nuk duhet të kritikojnë dhe aq më tepër të jenë të dhunshëm, pasi kjo e bën fëmijën të ndihet inferior, të mos flasë me prindërit, të mos bashkëpunojë dhe, për rrjedhojë, të mbyllet në vetvete.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top