Në fokus

August 1, 2016 | 8:29

Depresioni të pranosh shenjat trupore

Shumë prej nesh e dinë se çfarë janë shenjat emocionale të shkaktuara nga depresioni. Por ju nuk mund ta dini që depresioni mund të shoqërohet edhe me shumë simptoma fizike gjithashtu. Shumë njerëz me depresion vuajnë nga dhimbje kronike ose shenja të tjera, në këtë rast fizike. Nuk keni pse jetoni në depresion. Të kuptosh shenjat e depresionit, nga trishtimi deri te pafuqia dhe dhimbjet e kokës.

Fjala depresion, në fakt, ka shumë ‘fytyra’ dhe jo gjithnjë është e saktë në lidhje me një gjendje të caktuar mërzitjeje, shqetësimi, ankthi apo stresi. Depresioni i vërtetë, shqetësimi mendor, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2020 do të jetë shqetësimi i dytë më i madh në vendet perëndimore.

Depresioni ka 4 fytyra

Depresioni reaktiv, i shkaktuar nga ngjarje traumatike, humbja e njerëzve të dashur, vështirësitë ekonomike apo humbja e punës.

Depresioni nervor, që ka të bëjë me personat që janë nën stres, që janë super të ndjeshëm apo që vuajnë duke fajësuar të tjerët për dhimbjen e tyre.

Depresioni i madh ose endogjen, ku individi fajëson veten për çdo gjë.

Depresioni i maskuar, i vështirë për t’u diagnostikuar, sepse manifestohet me shqetësime fizike të ndryshme.

 

Depresioni, mite dhe fakte

• Nga shkaktohet depresioni?

• Të pranosh ndihmën: Aty ku mund ta gjesh

• Përgjigje duke pyetur mjekun Hapat pozitivë për t’u ndjerë mirë

Dhimbjet e kokës: Ato janë të përhershme te personat me depresion. Nëse tashmë keni migrenë, gjendja juaj do të jetë edhe më e rëndë nëse vuani nga depresioni.

Dhimbje shpine: Nëse vuani nga dhimbjet e shpinës, mund të përkeqësoheni nëse vuani edhe nga depresioni.

Dhimbje muskujsh dhe kyçesh: Depresioni mund të shkaktojë çdolloj dhimbjeje të keqe e kronike.

Dhimbje kraharori: Siç duket, është shumë e rëndësishme të kesh dhimbje kraharori në përputhje me simptomat e menjëhershme. Mund të jetë një shenjë mjaft serioze për problemet në zemër. Por depresioni mund të ndikojë edhe në shoqërimin e dhimbjeve të shpinës.

Problemet e tretjes: Mund të ndjeni pështjellim apo trazim. Mund të keni diarre të përhershme ose kapsllëk.

Rraskapitja e madhe dhe lodhja: Nuk ka rëndësi se si keni fjetur, por ju mund të ndiheni gjithsesi i lodhur ose i rraskapitur fare. Ngritja nga shtrati në mëngjes mund t’ju gjejë shumë të ashpër, ose pa fuqi.

Problemet me gjumin: Shumë persona në depresion nuk mund të flenë mirë çdoherë. Ata mund të zgjohen shumë herë ose nuk kanë gjumë fare. Ndërsa të tjerë mund të flenë më gjatë se normalja.

Ndryshimet e peshës: Disa njerëz me depresion humbin peshën dhe pakësojnë të ngrënit. Të tjerë dëshirojnë disa lloje ushqimesh (si ato me përmbajtje karbohidrate) dhe shtojnë shumë në peshë.

Marrje mendsh dhe trullosje: Për arsye se këto simptoma shkaktohen në disa forma, shumë njerëz të depresuar kurrë nuk marrin ndihmë, sepse ata nuk e njohin gjendjen e tyre fizike, që këto shenja vijnë pikërisht nga depresioni. Shumë mjekë gjithashtu i harrojnë këto shenja. Shenjat fizike nuk janë “në mendjen tuaj”. Depresioni mund të shkaktojë ndryshime të vërteta në fizik. Për shembull, nuk kryhet mirë tretja, e cila mund të shkaktojë dhe probleme në stomak. Duket se depresioni është i lidhur me çekuilibrin e pashmangshëm në trurin tuaj. Këto luajnë një rol të rëndësishëm se si ju e ndjeni dhimbjen. Shumë ekspertë mendojnë se depresioni mund t’ju bëjë ta ndjeni dhimbjen ndryshe nga të tjerët.

Trajtimi fizik i shenjave

Në disa raste, trajtimi i depresionit, me terapi apo shumë mjekime, mund të zgjidhë anën fizike të shenjave të sëmundjes. Por sigurohuni t’i tregoni gjithçka mjekut tuaj mbi shenjat fizike. Mos pretendoni që të shërohen vetvetiu. Ato kanë nevojë për një trajtim mjekësor. Për shembull, mjeku juaj mund t’ju sugjerojë barna kundër shqetësimit në rastet kur keni pagjumësi, të cilat mund t’ju ndihmojnë të qetësoheni dhe të bëni një gjumë të mirë. Disa antidepresivë si Cymbalta dhe Effexor mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve kronike. Mjekime të tjera mund të ndihmojnë gjithashtu. Disa të fokusuara në terapi, si njohja e sjelljes, mund t’ju mësojnë rrugën për ta kapërcyer më mirë dhimbjen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top