Studim

July 20, 2018 | 14:23

Depresioni tek burrat ul shanset për shtatzëni

Një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetit të Fëmijës dhe Zhvillimit Njerëzor të Departamentit Amerikan të Shëndetësisë, duke shqyrtuar të dhënat nga çiftet e trajtuara për infertilitet, tregoi se depresioni mashkullor shoqërohet me norma shumë më të ulëta të shtatzënisë.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se në mesin e grave që kërkojnë trajtime të fertilitetit, rreth 40% shfaqin simptoma të depresionit. Ndërsa një tjetër studim tregoi se në mesin e meshkujve që kryen trajtimet in vitro të fekondimit, pothuajse gjysma e përjetoi këtë problem. Studiuesit amerikanë kanë zbuluar kështu, se mes çifteve në të cilat burri vuan nga depresioni i rëndë, shanset për shtatzëni janë 60% më të ulëta se në çiftet që burrat gëzojnë shëndet të mirë.

Depresioni, i konsideruar si çrregullimi më i shpeshtë psikiatrik, është një sëmundje në rritje: sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke filluar nga viti 2020, do të jetë patologjia e dytë që do të prekë më shumë popullsinë pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Kërcënim global

Depresioni është shkaku kryesor i pothuajse 800,000 vdekjeve vetëvrasëse çdo vit në botë. Sipas OBSH, ai është një kërcënim global shëndetësor ende i nënvlerësuar nga mjekët dhe pacientët. Për fat të keq, deri në 90% e të sëmurëve nuk marrin trajtim adekuat dhe 50% nuk e marrin fare.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top