Këshilla & Arsye

October 2, 2017 | 9:21

Deri në këtë moshë truri ynë nuk është plotësisht i aftë të kujtojë detajet

Ne me të vërtetë nuk mund të presim që fëmijët të kujtojnë shumë detaje deri sa hyjnë në adoleshencë të hershme kur hipokampus formohet  plotësisht, zbulon një studim i ri.

1

Më parë, shkencëtarët mendonin se hipokampus, një pjesë e trurit përgjegjës për kujtesën dhe emocionet, zhvillohej plotësisht nga mosha gjashtë-vjeçare.

Hulumtuesit u dhanë adoleshentëve dhe fëmijëve të moshave 6 dhe 14 vjeç një detyrë, ku vlerësoheshin se sa mirë i mbanin mend detajet dhe gjetën se kjo aftësi u përmirësua në përputhje me rritjen.

Shkencëtarët nga institutet Max Planck në Berlin, Gjermani dhe Universiteti i Stirling në Skoci zbuluan se ndryshime të rëndësishme ndodhën në zonat e hipokampusit përgjegjës për tërheqjen e detajeve edhe pas moshës gjashtë- vjeçare.

Fëmijët gjashtë-vjeçarë janë në një fazë të zhvillimit të shpejtë.

Në atë periudhë, fjalori i tyre rritet me rreth dhjetë fjalë në ditë, aftësitë e tyre për të njohur modelet përmirësohet dhe mendjet e tyre mbizotërojnë botën reale dhe të imagjinuar, të cilat i përshkruajnë me hollësi të madhe.

Por derisa të jenë rreth 14 vjeç, ky studim zbulon, se aftësia e fëmijëve për të kujtuar dallime mes dy objekteve të ngjashme është ende në zhvillim.

Hulumtuesit pohojnë se ky studim nuk do të ndryshojë mënyrën se si u mësojmë fëmijëve të moshave të ndryshme, por jep njohuri të rëndësishme se si dhe kur këto rajone të trurit fillojnë të ndryshojnë dhe zhvillohen.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top