Këshilla & Arsye

October 2, 2017 | 9:03

Strategjitë për lumturinë: 9 hapa për t’u bërë një person i lumtur

Të jesh një “person i lumtur” nuk ka formulë. Studime të ndryshme janë fokusuar tek faktorët që na bëjnë të lumtur duke përfshirë: personalitetin, shëndetin fizik dhe mendor, dashurinë dhe personat e dashur, arritjet personale/profesionale, qëndrimet, marrëdhëniet sociale, statusin social dhe ekonomik etj.

Woman visiting Montmartre, Paris

Mendimet “Lumturia në jetë, ndikohet nga cilësia e mendimeve”- Marcus Aurelius. Mënyra sesi ne e perceptojmë jetën, ndikon cilësinë e saj dhe padiskutim edhe faktin nëse jemi ose jo të lumtur. Optimizmi, entuziazmi dhe pasioni në realizmin e objektivave dhe motivimi për të ndjekur dëshirat, të menduarit pozitiv kanë funksione magnetike për lumturinë.

 Të jemi në kontakt me veten– lumturia është gjithashtu të ndjehemi mirë me veten, të duam veten, të kemi kontroll mbi emocionet dhe mendimet. Dashuria, është forca më e madhe dhe përbërësi kryesor që na çon drejt lumturisë.

Kujdesu për trupin-mendjen-shpirtin– të jetosh shëndetshëm është një mënyrë për të arritur një ekuilibër mendje-trup dhe për të tërhequr rreth vetes energji pozitive. Dieta e pasur ushqimore, ushtrime fizike, vrapi, shëtitjet, takimet me miqtë, joga, meditimi etj, janë disa elementë, që mund të ndryshojnë cilësinë e jetës sonë.

Shpalos pozitivitetin në një bisedë me veten

Të gjithë kemi një moment të caktuar që ia kushtojmë bisedimit me veten, edhe pse ajo ndodh në mendjen tonë, gjithmonë ndikon në veprimet dhe në gjendjen e mendjes sonë. Nëse dëshiron të jesh i lumtur, ti duhet të fillosh të sigurohesh që armiku yt më i madh nuk ndodhet midis veshëve të tu. Dëgjo bashkëbisedimin me veten tënde dhe mbaje atë në gjendje pozitive, ose të paktën herë pas here hidhi disa grimca pozitiviteti në përbërje. Një mendje e lumtur e bën një jetë të lumtur.

Krijo fitore të vogla

Ne nuk mund të jemi në gjendje të jemi të lumtur gjatë gjithë kohës, por ne mund t’i sigurojmë vetes lumturi çdo ditë duke i dhuruar asaj fitore të vogla. Kur ti feston fitore të të gjitha madhësive, ti qëndron i fokusuar në pozitivitet dhe mirënjohje. Dhe një seri me fitore të vogla krijon momentet, të cilat të mbjanë larg tundimit për të hequr dorë.

Krijo lidhje të thella me njerëzit

Të qenurit i lidhur me të tjerët është një nga faktorët më të rëndësishëm në lumturinë tonë. Njerëzit që kanë lidhje të ngushta me njerëzit, janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm, si dhe jetojnë më shumë. Kultivimi i marëdhënieve të ngushta i jep gjithçkaje më shumë kuptim, mbështetje, dashuri dhe ty të jepë një burim të pashtershëm vetëbesimi. Krijoni lidhje të reja dhe thelloni ato që keni, dhe do të përfitoni shumë lumturi.

Gjeni kohë për t’u qetësuar dhe për të lëvizur

Trupi dhe mendja janë të lidhura ngushtë, dhe është e pamundur të kesh një mendje të lumtur pa u kujdesur për trupin.Të ngrënurit mirë, të qenurit aktiv, dhe të fjeturit mjaftueshëm ju bën juve të lumtur dhe të shëndetshëm. 

Trego vlerësim

Mirënjohja është një ndër vlerat më të mira dhe më të pastra, e vetmja që ju garanton një lumturi të përshpejtuar. Kur ju kujtoheni të jeni vlerësues për pjesën më të madhe të gjërave, të cilat shumica e njerëzve i marrin si të mirëqena, dhe veçanërisht gadishmëria që keni ndaj njerëzve që ju ndihmojnë dhe udhëzojnë, do ju bëjnë më të lumtur.

Mëso diçka të re çdo ditë

Mësoni gjithçka që mundemi, kur të mundeni nga të mundeni. Bëhuni kurioz, mëndjehapur dhe zemër bujar, dhe do të gjeni një lumturi të pagabueshme, duke jetuar thjeshtë, dashuruar pafund dhe duke mësuar në mënyrë konstante. Përpiquni të mësoni diçka çdo ditë dhe nga e nxëna do mësoni. Ju do të jeni të frymëzuar, motivuar…dhe sigurisht të lumtur.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top