Mikrodermabrazioni është një lloj i veçantë trajtimi estetik, i përdorur në fushën dermatologjike për të luftuar lloje të ndryshme të njollave.
Të ruash bukurinë natyrale, kërkon një vëmendje edhe më të madhe se sa një përkujdesje në kushte shtëpie. Pavarësisht se çfarë mund të bësh në situata të tilla, të nevojitet gjithmonë një trajtim më i thelluar, dermoestetik, për të realizuar përsosmërinë që i nevojitet lëkurës. E gjitha përkthehet madje edhe në një gjendje pozitive shpirtërore, kur teksa shihesh në pasqyrë, kupton se përse për lëkurën duhet një nivel i përkorë përkujdesjeje. Gjithnjë është koha të tregosh vëmendjen e matur dhe të zbulosh cilësinë që bart lëkura jote. Një shërbim i mirëfilltë gjithmonë është i mundur, falë edhe mjekut të duhur dermoestetist. Denisa Zhegu, diplomuar dhe e angazhuar njëherësh në Institutin e Bukurisë Harley Academy, është profesionistja që shembujt e panumërt kanë bërë që plot protagonistë të rinj të vihen në rizbulim të lëkurës së tyre. Së bashku me Redis, motrën e saj të profilizuar në shërbimet dermoestetike, Denisa na sjell në vëmendje rëndësinë e mikrodermoabrazionit, një trajtim mjekësor që eliminon njollat në fytyrë dhe e pastron atë duke i dhuruar asaj bukuri natyrale.
Mikrodermoabrazioni është një teknikë që konsiderohet “më e butë” dhe më pak invazive. Doktoreshë Denisa thotë se është një trajtim mjekësor estetik, i cili synon të zbusë lloje të ndryshme të papërsosmërive të lëkurës që lidhen me plakjen ose jo, duke zbutur lëkurën dhe duke stimuluar rinovimin e qelizave. Ndër kryesoret përmendim: Shenjat me origjinë dhe natyrë të ndryshme (vragët pas akneve, plagët e shpërfytyruara pas operacionit, etj.); Njollat e lëkurës dhe hiperpigmentimi; Rrudhat etj. Mikrodermabrazioni kryhet për të hequr pjesë të lëkurës sipërfaqësore, duke ushtruar kështu një veprim zbutës dhe në të njëjtën kohë duke stimuluar qarkullimin e qelizave.
Mikrodermabrazioni është një procedurë mjaft e thjeshtë, më delikate, më pak invazive dhe jo traumatike sesa dermabrazioni, pasi nuk arrin shtresat më të thella të lëkurës, por ushtron një veprim sipërfaqësor zbutës. Është një teknikë që zhvillohet në kushte ambulatore dhe përgjithësisht pa anestezi.
Microdermoabrazioni është një procedurë dermo-estetike shumë efektive, që përdoret gjerësisht sot në botë. Kjo është një nga mënyrat që ndihmon në ruajtjen e bukurisë natyrale, duke bërë të mundur:
- Eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës
- Pastrimin e lëkurës
- Trajton gjendjet e lëkurës pas ekspozimit të gjatë në rrezet e diellit
- Përmirëson lëkurën, duke e bërë më të lëmuar, përmirëson tonusin si dhe ndihmon në trajtimin e hiperpigmentimit
- Trajton rrudhat, linjat e holla dhe shenjat e akneve
Adresa: Rruga e Dibrës, Tiranë
Cel: +355 (0) 68 29 32 472
E-mail: [email protected]
https://www.instagram.com/dr.denisazhegu/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.