Mirëqenie

February 12, 2016 | 9:36

Dëshmi/ Denada Bare: Ja pse shpenzoj për lëkurën!

 

Denada Bare diplomuar për dirigjim në Akademinë e Arteve, në përfundim të masterit shkencor për administrim biznesi,  Universiteti i New York-ut. Drejtoreshë ekzekutive e shoqatës “Albanian Social Centre”, menaxhere kreative këshillim  biznesi në “Høibraten consultance”, si dhe administratore e shtëpisë botuese “Apolonia”.

Denada Bare diplomuar për dirigjim në Akademinë e Arteve, në përfundim të masterit shkencor për administrim biznesi, Universiteti i New York-ut. Drejtoreshë ekzekutive e shoqatës “Albanian Social Centre”, menaxhere kreative këshillim biznesi në “Høibraten consultance”, si dhe administratore e shtëpisë botuese “Apolonia”.

Në stilin e jetës që bën asgjë nuk e ka të pandashme me natyralen, produktet bio. Përtej konsumit në tryezë, kulturë ka dhe perfeksionimin e imazhit përmes linjave bimore, për të cilat sipas saj, ia vlen të shpenzosh. Në takimin me të, Denada Bare ishte duke pirë çajin e preferuar natyral. Ajo që binte në sy, ishte lëkura e shndritshme dhe e kuruar mirë. Sigurisht që për persona të njohur, kujdesi për imazhin është parësor. Por më shumë se kaq, sipas Denadës, është kulturë dhe status i caktuar për ambientin ku jetojmë. Në bisedë e sipër, Denada rrëfen se nuk del kurrë pa çantën e saj të kozmetikës dhe kremrat, të cilët i përdor sipas grafikut të linjës që ka zgjedhur. Në varësi të xhepit, ka vend për testimin e linjave të shtrenjta. Por për Denadën nuk është e thënë.  Përkundrazi. Pasi për shumë vjet ka provuar gati tridhjetë firma kozmetike, ka ndalur te ato më ekonomiket dhe më të arrirat, në shërbim të lëkurës delikate që ka. “Trajtimi kurues i fytyrës ndikon së pari psikologjikisht, të jep besim. Instinktivisht je e rrethuar në një aureolë pozitive që rrit cilësinë e jetës. Në një prej veprave shekspiriane, Hamleti i thoshte të atit:

“Vishu bukur dhe shndritshëm biri im! Ndër shifrat më të mëdha që kam shpenzuar është vlera rreth 450 euro për linjën e produkteve franceze “Sothys” e cila është fantastike. Mua më ka dhënë efekt. Kam parasysh pastruesin detergjent të fytyrës me përbërës qumësht, tonik, serum, krem dite dhe nate, krem sysh dhe maskë. Gjithashtu, ndër firmat e tjera për të cilat kam shpenzuar shifra të konsiderueshme, janë produktet e “Chanel” apo “Shisedo-s”. Ndërsa tek më të lirat mund të përmend “Yves Roche”, produkte franceze rreth 130 euro, si dhe produktet e “Body Shop” 160 euro e gjithë linja e domosdoshme për fytyrën. Firmat që kam testuar kanë qenë me bazë bimore, kryesisht “Yves Roche”, “Body Shop”, “Lancome”, “Chanel”, “Shiseido”, “Clinique”, “Aveeno”, “Dr.Hauschka”, “Elisabeth”, “Arden”, “LR” me bazë (aloe vera) etj. Aktualisht përdor linjën “Sothys”. Produktet kryesisht i blej jashtë, në udhëtimet e ndryshme që bëj për shkak të punës, por ka dhe raste që i marr këtu, si në rastin e linjës së mrekullueshme “Sothys”, të cilën e kam blerë te dermatologia ime, e cila i merr me porosi nga Parisi”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top