Mirëqenie

July 23, 2016 | 9:30

Dëshmi/ Olta Boka: Energji me lëngje frutash

Dinamika sociale, studimet e gjithçka lidhet me profesionin e saj, ia kishin “rrëmbyer” të gjithë kohën. Madje ishin ndërfutur aq thellë sa t’i “zaptonin” hapë – sirat midis vakteve. Mungesa e një regjimi ditor jo të disiplinuar, me oraret e tejzgjatura mes angazhimesh, e kishte bërë të linte mënjanë interesin dhe përkush – timin ndaj një ushqyerjeje të mirë. Dashur pa dashur, kishte rënë pré e një kequshqyerje që më vonë do të ishte penguese për vazhdimësinë e përditshmërisë së saj. I kishte “hyrë në hak” regjimit të saj dhe kjo i shërbeu si kambanë alarmi për kujdesin ndaj shën – detit. 21-vjeçarja, Olta Boka, pohon se kjo i ndodhi për shkak të neglizhencës. Tashmë ajo e ka hedhur pas krahëve këtë përvojë. Sipas grupit të gjakut ka arritur të përcaktojë piramidën e vlerave ushqimore që i shkojnë për shtat. Mbi të gjitha, ushqyerjes i jep shumë rëndësi në periudhën e verës, kur lëngjet e frutave apo dhe ujin, nuk i ndan për asnjë çast. “Regjim i mirë. Ky është kyçi i një tryeze të shëndet – shme. Tanimë jam e pajisur mirë. Nuk harroj pa marrë me vete ujin, kryesisht me temperaturë ambienti. Ndërsa gjatë ditës, në shtëpi, tërhiqem pas frutave me ngjyra të forta, si portokalli i kuq, të cilin momentalisht e kam shumë për zemër. Gjithashtu nuk lë mënjanë edhe lëngjet e tjera të frutave si ai i pjeshkës apo i boronicës. Duke qenë se një pjesë e punës sime lidhet me lokalet e natës ku këndoj, nuk i preferoj pijet me alkool, por një gotë verë e kuqe, nuk bën aspak keq”. Por sa të dobishme janë për Oltën lëngjet e frutave të freskëta? Këngëtarja tregon se është mënyra më e mirë për të rifituar energji. “Duke qenë se vera ka temperatura të larta, trupi ka nevojë për t’u hidratuar dhe konsumimi i lëngjeve është mënyra më e mirë. Jam dakord me shprehjen: ‘Një mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë’. Mënyra e duhur e ushqyerjes, të fal energji. Është metoda e duhur për të bërë gjërat e nevojshme për shëndetin, duke menduar edhe për vitet që do të vijnë më pas. Gjithashtu, nuk duhet të lëmë mënjanë aktivitetin fizik, për ta kombinuar me një regjim të rregullt ushqimor”.

Botuar në revistën Psikologji, nr.75

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top