Mirëqenie

July 23, 2016 | 9:00

Ushqimet me bazë peshku

Peshku është i lehtë, i shijshëm, i ushqyeshëm dhe i shëndetshëm për të gjithë. Këtë verë duhet të zërë një vend shumë të rëndësishëm në tryezën tonë. Rekoman – dohet të konsumohet 2-3 herë në javë, si në verë, ashtu edhe në stinët e tjera. Sipas një studimi të Universitetit të Harward-it, njerëzit që konsumojnë më shumë peshk kanë jetëgjatësi 2.2 vjet më shumë se njerëzit që hanë më pak. A e dini pse? Po jua shpjegojmë më poshtë: Peshku dhe zemra: Acidet yndyrore (omega3) të pesh – kut ndihmojnë uljen e kolesterolit LDL (kolesteroli i keq) parandalojnë arterosklerozën dhe ulin tensionin arterial. Peshku dhe ‘infarkti i trurit’ (Ishemi cerebrale): Kon – sumimi i peshkut të paktën një herë në javë parandalon infarktin që vjen si pasojë e mpiksjes së gjakut (trombozës) rreth 22% dhe mbi pesë herë në javë deri në 52%. Peshku dhe depresioni: Peshku është një burim shumë i mirë i triptofanit, një aminoacid që ndihmon në prodhimin e seritoninës, e cila është një neurotrans – metues që përçon sinjalin në trurin tonë për t’u ndier të lumtur dhe të qetë. Shumë medikamente për kurimin e depresionit (Zoloft, Prozac dhe Paxil) bazohen te triptofani. Gjithashtu, peshku përmban edhe vitaminat e grupit B, të cilat janë tepër të dobishme për zhvillimin dhe funksionimin e sistemit nervor. Shumë studime tregojnë se dhe acidet yndyrore që ndodhen te peshku ndihmojnë në kurimin e depresionit.

Peshku, ushqim i lehtë Në krahasim me mishin e kuq, peshku është më i lehtë pasi mishi ka më shumë yndyrë se peshku. Yndyra kërkon më tepër kohë për t’u tretur dhe ndikon në ko – hën që ushqimi qëndron në aparatin tretës. Gjithashtu mishi i kuq ka më shumë inde lidhëse, të cilat treten po ashtu më ngadalë. Një thesar tjetër për trupin tonë janë prodhimet e detit. Ato janë të pasura me:

• Jod, që është i domosdoshëm për funksionimin normal të tiroideve

• Hekur, midhjet ose ostriket përmbajnë hekur që asimilohet në trup po njësoj si mishi i kuq

• Magnez, një mikroelement i domosdoshëm për kockat, sistemin nervor, etj.

• Zink, i cili përshpejton kurimin e plagëve dhe rigjenerimin e qelizave

• Kalium, rregullator i likuideve në trupin tonë si dhe në tensionin arterial. Gjithashtu ndihmon edhe në sistemin nervor dhe muskujt

• Selen, i cili është një antioksidues shumë i fuqishëm

• Fosfor dhe kalcium, një kombinim i domosdoshëm për kockat dhe dhëmbët Gjithashtu vitaminat që gjenden te peshku janë ato të kompleksit B, A dhe D Benefitet më të mëdha të peshkut lidhen me acidet yndyrore që ai përmban, ndaj dhe preferojmë peshqit me shumë yndyrë, si salmoni, peshku shpat, ngjala, sardelet etj. Femrat gjatë shtatzënisë është mirë të konsumojnë peshk më të vogël, pasi peshqit e mëdhenj si toni apo peshku shpat përmbajnë sasi më të mëdha mërkuri, i cili mund të jetë i dëmshëm për fetusin. Reko – mandohet që frutat e detit dhe peshku të jenë të gatuar mirë dhe të evitohet konsumimi i tyre krudo, siç mund të jetë sushi apo sallatë me fruta deti të gjalla. Gjithashtu, peshku duhet konsumuar i pjekur në furrë apo skarë dhe jo i skuqur, pasi nuk duhet të harrojmë që me skuqjen i humbasin të gjitha benefitet e acideve yndyrore. Femrat pas menopauzës duhet të kon – sumojnë sa më shumë sardele. Janë të dobishme për të parandaluar osteoporozën. Peshku sardele duhet konsumuar me gjithë shtyllën kurrizore, pasi përmban fosfor, kalcium, vitaminë D dhe yndyrna, të cilat janë një kombinim perfekt për qelizat kockore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top