Marrëdhënie

April 17, 2016 | 6:10

Dëshmi/Erion Veliaj: Ime më, dhuratë e Perëndisë

Ime më është një gur i çmuar, një etalon i asaj që është e virtytshme dhe e mençur! Të kuptohemi, unë nuk kam qenë fëmija më i lehtë, sidomos gjatë adoleshencës në vitet ‘90. E çmoj shumë përkushtimin e saj të palodhur gjatë gjithë honeve e majave të jetës time. Por, pas humbjes së babait, ajo u detyrua të ishte më autoritare. Dy djem, respektivisht 10 dhe 4 vjeç nuk rriten vetëm me përkëdheli, por dhe me disiplinë. Kjo na bëri të zotët e vetes shumë më herët se bashkëmoshatarët tanë. Si unë dhe im vëlla i jemi shumë mirënjohës dhe sot për sensin e disiplinës dhe etikën e punës të cilat nëna na bëri t’i dashuronim. Rrethanat kanë ndryshuar, por intensiteti i angazhimit të saj është po ai. Në vitet ‘90 nëna ndonjëherë bënte dhe 3 punë njëkohësisht për të na rritur, shpesh dhe punë të rëndomta e të keq paguara. E megjithatë kish aq dinjitet e krenari në karakterin e saj sa dhe sot mahnitem si nuk u dorëzua për asnjë çast ato vite të vështira. Sot përjeton me po aq emocion rrugëtimet tona, sa dhe kur ishim të vegjël e me dorë në zemër priste të ktheheshim nga shkolla në vitin ‘97. Sot, Shqiponjën, time më e kam shoqe të mirë e këshilltare të mençur. Më bën vërejtje kur humbas toruan e indinjohem, më inkurajon që të mësoj të fal më shumë, të injoroj sulmet e pavlera, e të mbetem pozitiv duke parë përpara e jo pas. Ajo ka qenë një dhuratë e Perëndisë për të cilën jam pafundësisht mirënjohës dhe krenar në çdo sekondë të jetës sime!

Botuar në revistën Psikologji, nr.40

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top