Lifestyle

June 26, 2018 | 12:15

Detergjentë natyralë për pastrimin e mureve të shtëpisë

Një njollë gishti, një njollë domateje, një shenjë e një lapsi ose stilolapsi: muret e shtëpisë i nënshtrohen çdo ditë presionit të papastërtisë. Njolla këto, për të cilat nuk është nevojshme që të përdoren detergjentët e zakonshëm kimikë. Detergjentët natyralë janë të shumtë dhe të mjaftueshëm për çdo lloj njolle.

Ja se si të pastroni muret e shtëpisë

1. Merrni një spërkatës dhe hidhni në të një gotë ujë, ½ filxhan uthull, 6 pika vaj esencial limoni (grejpfrut ose portokall) dhe pastaj tundeni mirë në mënyrë që të gjithë përbërësit të përzihen me njëri-tjetrin. Më pas me këtë masë të përftuar spërkatni vendet ku ka njolla në mur dhe fshijini butësisht me një sfungjer të pastër dhe të lagur.

2. Nëse muret në fjalë janë në çerdhe, veproni kështu. Në një spërkatës hidhni 1 gotë uji, 3 pika vaj esencial, 5 pika vaj peme çaji dhe pastaj spërkatni muret, duke i fshirë ato me një sfungjer të lagur.

3. Nëse njollat në mure janë të dukshme, hiqni ato me një detergjent që përbëhet nga 50 g sapun i grirë Marseille dhe 1 litër ujë të ngrohtë. Kur sapuni të jetë shkrirë, thitheni atë me një sfungjer dhe fshini butësisht  njollën në fjalë. Pastaj hiqni sapunin me një sfungjer të lagur. Në çdo rast sfungjeri duhet të jetë pa ngjyrë. Me ujë të ngrohtë dhe sapun Marseille ju gjithashtu do të eliminoni pikat e stilolapsait dhe bojërave të ujit. Vendi ku është njolla përmes sfungjerit lyhet me ujë me sapun dhe duhet lënë ashtu për gjysmë orë. Provoni fillimisht në një cep të vogël të murit, për të kuptuar nëse përzierja shkatërron bojën apo jo.

4. Nëse vëreni shenja të domates në mure, përdorni limon. Vendosni pak limon në vendin e njollës dhe lëreni të veprojë për një orë. Pastaj fshijeni me ujë dhe sapun normal.

5. Për të hequr njollat e yndyrës, fshijeni me terpentinë duke përdorur një leckë dhe lëreni të veprojë për rreth 30 minuta. Në fund, pastrojini me ujë të ftohtë dhe lëreni të thahet.

6. Për njollat e yndyrës në letër muri, ju mund të përdorni një pastë pastrimi me nenexhik. Merrni ¼ filxhan të sapunit me vaj të koncentruar dhe paste, 2 pika vaj esencial me piper, 2 pika vaj esencial të nenexhikut romak dhe 2 pika të vajit të çajit. Hidheni sapunin në një enë qelqi, pastaj shtoni vajrat esencial dhe përziejini të gjitha bashkë. Pasi të keni përftuar një pastë xhelatinoze, vendoseni atë mbi njollën e yndyrës nëpërmjet një lecke të lagur, duke e fërkuar për të bërë shkumë. Në fund shpëlajeni me një leckë të pastër ose me një sfungjer.

7. Kur pastroni muret, gjithmonë bëjeni atë nga poshtë lart, në mënyrë që pikat të mos rrjedhin poshtë. Nëse detergjentët nuk i kanë hequr njollat, përdorni një gomë lapsi ose një gomë të butë, e cila gjithashtu heq shenja të njollave.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / nonsprecare.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top