Mirëqenie

September 30, 2017 | 8:00

Detoksi i vjeshtës: zbuloni perimet, aleatët tuaj!

Stina po ndryshon dhe organizmi kërkon më shumë vëmendje. Fillimi i vjeshtës është një moment udhëtimi, në të cilin është mirë t’i dhurosh vetes një kohë pastrimi për organizmin, ndryshe në gjuhë shkencore, detoks. Në këtë mënyrë mund të bëhesh plot vitalitet dhe të luftosh çdo të keqe që shumë e quajnë “e keqja e vjeshtës”, e cila shoqërohet me lodhje, nervozizëm dhe mungesë përqendrimi.

Një ndihmë e madhe janë perimet e stinës, produkte të mira dhe të shëndetshme, të cilat nuk duhet të humbasin në tryezë.

perime

Ethet e para – Temperatura fillojnë të ulen, dhe ndonjëherë, madje krejt papritmas, ndodh një luhatje termike midis ditës dhe mbrëmjes. Është koha për t’u kthyer te supat, e cila mund të përgatitet shpejt dhe e ngrohtë, e cila njëherësh ngroh edhe temperaturën e ambientit. Kjo është një zgjidhje strategjike nëse dëshironi të humbni peshë: një supë e mirë i jep kënaqësi stomakut dhe pa shtesat e makaronave dhe patateve, shoqërohet ka kalori.

Portokalli i vjeshtës – Kungulli është protagonisti i sezonit. Ai është i pasur me Omega3, përmban pak kalori dhe na kënaq me ngjyrën dhe shijen e ëmbël. Ju mund ta shtoni atë në supë, ta bëni të butë si pure duke i shtuar edhe një patate, ose thjesht ta gatuani në furrë: prerë në feta, duke shtuar një degë rozmarinë.

kungull

Perimet – Kungulli i njomë është aleati më i mirë i menusë dhe gjendet lehtë në treg. Ai ka cilësi antioksiduese, diuretike dhe pastruese. Cilësore është edhe qepa, e cila ka virtytin e forcimit të sistemit imunitar. Për të bërë një supë të mirë me këta dy përbërës detoks, perimet pasi kanë zierë shtojini disa gjethe borzilok, një majë kripë e piper djegës për shije. Shërbehet e ftohtë.

Perimet me gjethe – Barishtet, spinaqi dhe lakrat janë një përmbledhje ideale në të gjitha stinët, ndihmojnë për pastrimin e organizmit dhe përgatiten shumë lehtë. Duhet vetëm disa minuta gatimi në ujë të valë për të ruajtur vetitë e tyre.

Perime për t’u pirë – Përveç supave, ato mund t’i përgatisim si një lëng i shëndetshëm në mikser. Shtojini një frut për të korrigjuar shijen e lëngut dhe për ta bërë atë më tërheqës. Ju gjithashtu mund të shtoni një fetë xhinxher për ta bërë një pije të vërtetë.

Çështje zjarri – Për të kursyer kohë dhe veçanërisht për të ruajtur vetitë ushqyese të perimeve sa më shumë që të jetë e mundur, është mirë të zgjidhni gatime të shpejta dhe kohëshkurtër. Vaji duhet të përdoret sa më pak që të jetë e mundur: temperaturat e larta i shkatërrojnë shumë lëndët ushqyese, veçanërisht Vitaminën C. Gatimi më i mirë është ai me avull ose me presion.

supe

Menuja

Ja një shembull menuje pastrimi, ku mund të frymëzoheni për një mëngjes të shëndetshëm në ndryshim të stinëve.

Në mëngjes zëvendësoni kafenë me një filxhan çaji jeshil, i cili pastron dhe hidraton organizmin. Shoqërojeni me një fetë bukë integrale të thekur dhe një frut stine të freskët, ku mund t’i shtoni 2-3 bajame për të kundërvepruar uljen e sheqerit në gjak dhe ndjesinë e boshllëkut në stomak.

Në orën 11 mund të konsumoni kos pa yndyrë ose një frut.

Në drekë, alternativa e pastrimit mund të jetë një sallatë e përgatitur në shtëpi, me shumë perime dhe pilaf.

Në darkë, një miks perimesh, një fileto peshku, i pasur me Omega3, rrethuar nga drithëra. Si alternativë gjithashtu mund të zgjidhni një pjatë me gjizë e spinaq dhe një sallatë me finok, me fuqi të lartë pastrimi.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top