Mirëqenie

January 7, 2021 | 8:20

Dexamethasone u cilësua si një ilaç i mrekullueshëm kundër covid-19, por çfarë ndodhi më pas?

Është e vështirë të nënvlerësohet efekti i njoftimit që bëri bujë verën e kaluar në lidhje me një ilaç të lirë, të sigurt dhe lehtësisht të disponueshëm i quajtur dexamethasone, në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

“Një ilaç ndryshoi botën”, thotë profesori Martin Landray, një nga udhëheqësit që çoi në miratimin dhe përdorimin e gjerë të tij.

Ne njoftuam rezultatet në mesditë në 16 Qershor. Në atë kohë, më e keqja e valës së parë kishte mbaruar, por me kufizime shoqërore ende në fuqi, kërcënimi i një vale të dytë në horizont dhe duke qenë se vaksinat ishin akoma me muaj larg, e gjithë bota ishte e dëshpëruar për lajme pozitive.

I përshëndetur si “një përparim i madh”, lajmi se ilaçi zvogëloi vdekjet deri në një të tretën midis pacientëve në terapi intensive dhe  një të pestën për ata në intubim, u përhap në të gjithë botën. Që atëherë, dexamethasone ka qëndruar kryesisht larg lajmeve por ky është një dëm i suksesit të tij.

Dr. Daniele Bryden, prodekani i Fakultetit të Mjekësisë së Kujdesit Intensiv, tha: “Ju ndoshta nuk keni dëgjuar për këtë sepse u miratua kaq shpejt. Njerëzit thjesht morën informacionin e eksperimentit dhe thanë, po, kjo është ajo që duhet të bëjmë”.

Ndërsa pandemia ka vazhduar, kjo është përkthyer në një numër të madh të jetëve të shpëtuara.

“Është mjaft e mundshme që 12,000 jetë [në Mbretërinë e Bashkuar] janë shpëtuar nga një ilaç i lirë dhe relativisht i njohur”, thotë Prof Landray. Nëse do të kishim ditur për deksametazonin në fillim të epidemisë, atëherë rreth 6,500 njerëz do të kishin mbijetuar.”

Dexamethasone është një ilaç steroid i përdorur gjerësisht, i cili ndihmon për të zvogëluar inflamacionin dhe përdoret për të trajtuar një numër gjendjesh të ndryshme, duke përfshirë artritin reumatoid dhe astmën duke forcuar sistemin imunitar. Ilaçi u krijua në 1957 dhe u miratua për herë të parë për përdorim mjekësor nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA në 1958.

Ai është gjithashtu i lirë, kostoja e një kursi trajtimi për njerëzit e sëmurë rëndë me koronavirus është rreth 40£.

Prof Landray udhëhoqi eksperimentin, i cili qëndron në Vlerësimin e Randomizuar të Terapisë së COVid-19, që rekrutoi 2,104 pacientë rezultatet e të cilëve u krahasuan me një grup kontrolli prej 4,321 pacientësh. Rezultatet ishin befasuese. “Nëse me të trajtoni tetë persona që janë në kujdesin intensiv, njëri prej tyre do të shpëtojë, posaçërisht për shkak të tij”, thotë Prof Landray.

Ajo që është edhe më e mrekullueshme është se në ditët e para të pandemisë, konsensusi i përgjithshëm ishte se ilaçet si deksametazoni nuk do të funksiononin kur trajtonin Covid-19 dhe madje mund t’i përkeqësonin gjërat. “Udhëzimi i përgjithshëm ishte që steroidet nuk duhet të përdoren, se nxitja e sistemit imunitar kur trupi po lufton infeksionin është një ide e keqe”, thotë Prof Landray.

Por kur filloi pandemia, nuk kishte kohë dhe as njohuri të mjaftueshme të virusit për të zhvilluar ilaçe të reja për ta luftuar atë, kështu që shkencëtarët duhej të punonin me ato që kishin dhe të provonin një numër trajtimesh.

“Ne e filluam vitin duke menduar se ishte një sëmundje virusi si gripi, dhe e përfunduam duke njohur se është një proces sëmundjeje që prek enët e gjakut dhe është një proces inflamator që mund të jetë shumë i përhapur”, thotë Dr Bryden.

Por, përkundër anëve të shumta pozitive, fakti mbetet se vetëm deksametazoni nuk është i mjaftueshëm në luftën kundër koronavirusit.

“Është ende i vetmi ilaç që ka treguar se mund të shpëtojë jetën e pacientëve me Covid”, thotë Prof Landry.

Studimi i koordinuar nga Universiteti i Oksfordit, po shqyrton gjithashtu një numër trajtimesh të mundshme duke përfshirë ilaçin eksperimental të antitrupave të Farmaceutikës Regeneron REGN-COV2 i cili iu dha Donald Trump. Po ashtu është duke testuar antibiotikun Azithromycin, ilaçin anti-inflamator Tocilizumab dhe plazmën rikuperuese.

“Patentat sot po përfitojnë nga pjesëmarrja e pacientëve në valën e parë. Dhe pacientët sot po hyjnë në prova për trajtime të tjera – por ne nuk e dimë nëse ato janë të mira apo jo. Nëse shikoni në SHBA, 100,000 Amerikanëve u është dhënë plazma e rikuperimit, por ne nuk e dimë nëse ata janë me fat apo nëse nuk ka fare ndryshim.”

Zhvillimi i vaksinave ka qenë hapi më i madh përpara por koronavirusi nuk do të zhduket shpejt dhe njerëzit ende do ta kontraktojnë atë, gjë që do të thotë se do të nevojiten shumë më shumë dexamethasone, ndoshta për vitet që vijnë.

 

 

Burimi / https://www.huffingtonpost.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top