FB

June 16, 2022 | 10:00

Dhoma HIPERBARIKE me oksigjen, të shërosh TRUPIN dhe MENDJEN

Në kaotizimin e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 me efekte negative kryesisht në frymëmarrje, terapia hiperbarike me oksigjen është aleatja e ripërtëritjes totale trup-mendje.

Fatmirësisht kjo procedurë realizohet në Klinikën FitHealth, me të gjitha standardet që kërkon ky shërbim. Përveç trajtimin në kohë, kjo klinikë ka në fokus parandalimin e problemeve shëndetësore, përmirësimin e stilit të jetesës, dhe sigurisht, HBOT është trajtimi i duhur. Terapia e dhomës hiperbarike të oksigjenit (HBOT) këshillohet shumë në këto kohë për pacientët që e kanë kaluar Covidin. Terapia ndihmon që presioni i ajrit të rritet dy deri në tre herë më shumë se presioni normal. Në këto kushte, mushkëritë tuaja mund të mbledhin shumë më shumë oksigjen sesa në presionin normal të ajrit. Kur gjaku juaj mbart këtë oksigjen shtesë në të gjithë trupin tuaj, kjo ndihmon në luftimin e baktereve dhe stimulon çlirimin e substancave të quajtura faktorë të rritjes dhe qelizave burimore, të cilat nxisin shërimin.

Çfarë është terapia e HBOT?

Terapia hiperbarike me oksigjen është një trajtim mjekësor i cili rrit procesin natyror të shërimit të trupit duke thithur 100% oksigjen në një dhomë të mbyllur, ku presioni atmosferik rritet dhe kontrollohet nga mjeku në varësi të gjendjes së pacientit. Me HBOT, oksigjeni tretet në të gjitha lëngjet e trupit, plazmën, lëngjet e sistemit nervor qendror, limfën dhe kockën dhe mund të bartet në zonat ku qarkullimi është i zvogëluar ose bllokuar. Në këtëmënyrë, oksigjeni shtesë mund të arrijë të gjitha indet e dëmtuara duke nxitur më tej procesin natyral të shërimit. Është një trajtim i thjeshtë, jo invaziv dhe pa dhimbje. Brenda dhomës hiperbarike, presioni më i lartë oksigjenit indukton përthithje më të madhe të tij në mushkëri, apo indet e tjera periferike. Më shumë oksigjen shkon në mitokondri, duke u rritur kështu prodhimi i energjisë. Niveli i oksigjenit në plazëm mund të rritet deri në 25 herë.

Limitet e dhomës hiperbarike

Dhoma hiperbarike ndihmon në përforcimin dhe ripërtëritjen e organizmit. Nuk ka limit moshor, përfshihen edhe foshnjat, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, përveç rasteve kur situata të caktuara nuk ua lejojnë. Oksigjenimi hiperbarik është një metodë e përdorur në të gjithë botën që nga vitet ‘60-‘70 për të trajtuar dhe eliminuar shkaqet e mbi 100 sëmundjeve. Disa nga indikacionet terapeutike të HBOT përfshijnë: fibromialgjinë, dhimbjet përsëritëse të kokës si migrena, trajtimin e dhimbjeve të çfarëdo natyre (ato të shkaktuara nga hernia diskale, artriti, artroza, koksartroza), sindroma e nervave kranialë: neuralgji trigeminale, neuropati optike, mosfunksionime vestibulare (marramendje, trauma akustike), anemitë serioze e shumë të tjera. HBOT jep përfitime edhe në shëndetin e lëkurës. Përmes terapisë hiperbarike të oksigjenit, trupi përfiton nga bollëku i oksigjenit për të rritur prodhimin e kolagjenit, duke ju ndihmuar të vononi shenjat e plakjes së lëkurës.

HBOT në klinikën FitHealth

Në botë HBOT është një nga trajtimet më të njohura për të forcuar organizmin dhe për t’u rikuperuar më shpejt. Qasja e klinikës Fithealth ndaj shëndetit qëndron jo vetëm në metodën standarde: të trajtojmë patologjinë kur ajo tashmë është instaluar, por të investojmë në një jetë të shëndetshme, plot energji, të parandalojmë sëmundjet e lidhura me stilin tonë të jetës dhe ato që mund të kemi predispozitë të zhvillojmë. Është një trajtim i sigurt, pa dhimbje dhe më e rëndësishmja me efekte thuajse të papërfillshme anësore.

 

Klinika FITHEALTH

Rr. “Jordan Misja”, Pallati Panorama, Shkalla 2, Apartamenti 3, Tiranë

Tel: 04 22 22 572 | +355 67 41 37 773

fithealth.al | Klinika Fit Health

[email protected] | www.fithealth.a

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 167

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top