FB

January 29, 2022 | 8:14

Dhuna në familje është baza e kulturës së dhunës që bëhet model dhe sjellje e shoqërisë

 

Dhuna në familje është baza e kulturës së dhunës që bëhet model dhe sjellje e shoqërisë. Në familje njeriu mëson ose jo, lirinë, respektin për veten dhe jetën. Nëse në familje njerëzit kanë frikë nga njeri-tjetri, gruaja nga burri dhe i nënshtrohet atij, burri sillet ashpër apo e dhunon gruan, duke e konsideruar atë si pronë të tij dhe që duhet ti shërbejë dhe kur nuk i shërben ashtu siç do ai, burri e ndëshkon si me fjalë fyese apo me dhunë fizike.

Nga Lira Gjika

Gruaja që merr leje për të kryer diçka, apo gënjen që mos ta marr vesh burri, nuk mund të jetë një person i lirë dhe për pasojë nuk mund të rrisë fëmijë që mund të bëhen persona të lirë. Një grua e nënshtruar nuk mund të rrit fëmijë që të duan lirinë ata mund të bëhen rebelë ose të nënshtruar, por kurrë njerëz të lirë. Rebelimi është veti e skllavit.

Burri i dhunshëm është një njeri skllav i dyshimit dhe frikës së tij. Burri i dhunshëm është njeri pa personalitet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top