Këshilla & Arsye

September 1, 2017 | 9:41

Dhuna te femrat dhe ndjenja e inferioritetit te meshkujt

Agresiviteti mashkullor ndaj femrave mund të shpjegohet pjesërisht edhe nga emocionet e turpit dhe ndjenja e inferioritetit, në veçanti në lidhje me identitetin e tyre mashkullor. Studimet e mëparshme kanë treguar se meshkujve, të cilëve u thuhej se kishin bërë punë të dobët për një detyrë të caktuar, ishin më të prirë për të administruar akuza “elektrike” ndaj grave që i kishin kritikuar, ashtu si dhe në një tjetër ku sipas studimit, burrat, ku mashkulloriteti i tyre vihej në dyshim, tentonin t’i fyenin vajzat duke u dërguar atyre foto pornografike.

Man and woman

Man and woman

Disa autorë kanë treguar se lidhja mes kërcënimit, maskilizmit dhe agresionit ndaj grave do të ishte më e fortë te pacientët me një ndjenjë kronike të inferioritetit dhe turpit për trupin. Në studimin e parë, ku u përfshinë 127 studentë heteroseksualë meshkuj, pasi përfunduan një seri të pyetësorëve të vetë raportit, iu kërkua të sillnin një foto që do t’i dërgohej një partneri tërheqës në të ardhmen, në një projekt imagjinar. Gjysma e parë u informua se vajza në fjalë kishte vendosur të mos bashkëpunonte me ta, sepse ata nuk e konsideronin tërheqëse. Gjysmës tjetër iu komunikua përjashtimi nga studimi, për shkak të mosfunksionimit të sistemit kompjuterik (grupi i kontrollit). Më pas, subjektet iu përgjigjën në seri vetëraportit, në të cilën ata kishin hetuar emocionet e tyre (trishtim, zemërim, turp) në lidhje me të shkaktuarin e emotigjenit (gjenit motivues), ndjenjën e turpit dhe tendencën e një mase të mundshme të dëshirave dhe impulse për të kryer format e dhunës seksuale (në qoftë se ata kishin siguri e jo duke u kapur dhe ndëshkuar). Në veçanti u zbulua se kush ishin në të vërtetë njerëzit që kishin më shumë turp ndaj trupit të tyre. “Kam turp për madhësinë dhe formën e prapanicës sime, një tendencë e madhe seksuale, agresive në raste refuzimi sentimental”. Veçanërisht meshkujt e lënduar nga “Jo”-ja, për të cilët një refuzim nënkuptonte ndjenjën e padenjësisë dhe të turpit, një tendencë konsekuente me pasoja agresive.

Studimi nuk gërmoi rrënjësisht në libra për origjinën e temave të inferioritetit dhe të turpit (ku vëmendja mund të fshihet gjithashtu edhe pas paraqitjeve të mashkulloritetit të tepruar) në delegimin dhe thellimin e çdo rasti dhe kontributeve të tjera empirike, por nxjerr në pah turpin për trupin, ndër faktorët e rrezikut për zbatimin e sjelljes seksualisht agresive.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top