Në fokus

September 1, 2017 | 9:49

Mesazhi prekës i vajzës së gjyqtares së ekzekutuar nga bashkëshorti

Vajza e gjyqtares Fildes Hafizi, Melisa i ka kushtuar një status në FB nënës së saj, e cila u ekzekutua nga ish-bashkëshorti para shtëpisë ditën e djeshme.

1

Dje kam humbur personin me të rëndësishëm në jetën time. Mami im ishte heroina ime, perendesha ime. Ajo ËSHTË njeriu me i mrekullueshëm i kësaj bote dhe KURRË në këtë botë s’do të ketë njeri si ajo më në këtë botë. Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne duke përfshirë jetën që të na hiqte nga ai plehra.

Pavarësisht çdo gjëje ajo fliste mirë për të PAVARËSISHT ÇDO KAFSHËRIJE QË KEMI JETUAR NË ATË SHTËPI . Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime, dashuria ime e parë në këte botë. Kushdo që e njihte e adhuronte kurajon forcën, inteligjencën, dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër. Vetem ne e dimë se si rrinte me frike kur iknim ÇDO FUNDJAVE te i ashtuquajturi “babi” që ka qenë dhe gjithmone do të jetë një monstër që nuk meriton të marrë frymë.

Kur të kujtoj mamin tim unë nuk do qaj,  por do jem krenare për personin, heroinën që më rriti. Dhe sadoqë unë nuk besoj në Zot unë besoj që ajo tani është një ëngjëll që na ruan, sepse e tillë ishte dhe gjallë. Dhe ne do ja dalim, do e bëjmë krenare dhe do bëhemi të denjë që të quhemi fëmijet e saj. Sepse ajo është forca jonë dhe pse nuk është më mes nesh.

Faleminderit të gjithëve që na u gjendet pranë!

– Vajza e Fildes Hafizit( Fil Des) MELISA HAFIZI

untitled

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top