Dëshmi

December 29, 2017 | 10:44

Dhurata PERFEKTE sipas shenjës së horoskopit

Dhuratat e festave të fundvitit janë shpesh një moment shumë i vështirë. Jemi në dilemë se çfarë do t’i blejmë partnerit, prindërve, fëmijëve apo mikeshave më të afërta. Gjithnjë kemi frikë se mos gabojmë në zgjedhjen e dhuratës dhe më keq akoma, mos dhurojmë diçka që nuk e pëlqejnë. E keni menduar ndonjëherë të shfrytëzoni shenjat zodiakale për të bërë dhuratat e festave të fundvitit? Lexoni shenjë pas shenje dhe do të zbuloni karakteristikat dhe profilin e çdo shenje. Çdo shenje zodiakale i korrespondon një personazh publik, të cilit i kemi dhuruar virtualisht një produkt beauty, ideal për të.

1

Dashi

Dashi është një shenjë shumë dinamike dhe sportive, ndaj një dhuratë që i përshtatet mund të jetë diçka që ka lidhje me sportin. Të lindurit në shenjën e dashit, duke qenë se kanë shpirt konkret dhe mjaft të thjeshtë, vlerësojnë dhuratat praktike dhe të nevojshme. Ndaj mos dhuroni objekte simbolike. Shumë e pëlqyer nga Dashi do të ishte një biletë për të parë një koncert apo për të shkuar në stadium. Femrat pëlqejnë shumë varëset apo vathë që janë të dukshme dhe me shkëlqim, por jo të ekzagjeruara. Nëse doni t’i dhuroni një parfum, zgjidhni marka të famshme me aromë lulesh.

Demi

Të lindurit në shenjën e Demit adhurojnë të marrin dhurata, sidomos nëse janë të veçanta dhe me vlerë. Demi është një shenjë me shije jashtëzakonisht femërore dhe i pëlqen çdo gjë që lidhet me shtëpinë dhe gjërat e bukura. Meshkujt dhe femrat e Demit nuk i përbuzin kënaqësitë e të shijuarit, ndaj do ta vlerësonin shumë një darkë surprizë në restorantin e tyre të preferuar apo të merrnin një produkt të rrallë, si uthulla balsamike artizanale apo një pije e bërë vetë, por edhe një enë kuzhine të rrallë e të veçantë. Nëse mendoni t’i bëni një dhuratë për shtëpinë, zgjidhni një abazhur komodine, panorama, jastëkë, por kujdes, pasi u pëlqejnë objektet që i rezistojnë kohës. Adhurojnë muzikën, ndaj edhe një disk me muzikë të zgjedhur është dhuratë shumë e mirë. Nëse dëshironi të dhuroni veshje, mund të zgjidhni një pulovër të bukur apo një shall.

Binjakët

Është një shenjë shumë e ndryshueshme në mendime dhe në shije, ndaj nuk është e thjeshtë të gjesh dhuratën e duhur për këtë shenjë të shqetësuar. Strategjia më e mirë është t’i habisni me diçka të pazakontë e jashtë skemave. Meshkujt vlerësojnë pajisjet elektronike, ndërsa femrave u pëlqen të marrin dhuratë trajtime bukurie apo bileta për në teatër, në një ekspozitë pikture apo një event të rëndësishëm. Veç kësaj, Binjakët si profesion apo pasion kanë të shkruarën, ndaj një dhuratë e shkëlqyer është një bllok për të shkruar të gjitha mendimet e tyre. Natyrisht janë shumë të vlerësuar edhe librat, për të shuar kureshtinë e tyre. Dhurata më e shkëlqyer për të lindurit në shenjën e Binjakëve është një udhëtim, pasi ata pëlqejnë të udhëtojnë më shumë se çdo shenjë tjetër e zodiakut. I adhurojnë koncertet, ndaj një biletë për të parë një koncert është dhurata e duhur.

Gaforrja

Gaforrja është shenja që kënaqet më lehtë se çdo shenjë tjetër: mjafton vetëm një mendim i bukur i shkruar në një copë letër. U pëlqen të marrin si dhuratë objekte të nevojshme për t’u çlodhur në shtëpi, si një jastëk, një filxhan çaji ose një kornizë fotografie. Edhe objektet e antikuariatit janë dhuratë që e çmojnë shumë. Dhe, duke qenë se gjatë dimrit i kaplon përtacia, një komplet pizhamesh ose një palë pantofla, ose një kuvertë e ngrohtë për mbrëmjet e ftohta mund të jenë dhurata të shkëlqyera. Adhurojnë të marrin si dhuratë edhe parfume, por jo me esenca shumë të forta.

Luani

Luani është një shenjë shumë bujare dhe i pëlqen të bëjë dhurata surprizuese, ndaj për këtë arsye nuk i pëlqen të marrë dhurata të pakuptimta apo me cilësi të dobët, pasi i konsideron si mungesë kujdesi kundrejt tij. Me pak fjalë, dhurata nuk duhet të jetë e thjeshtë, por e rëndësishme. Dhurojini diçka të veçantë, përndryshe mos u lodhni kot. Mund të zgjidhni një objekt personal, por duhet të bëni kujdes që të jetë diçka që i përshtatet temperamentit të tij dhe që tregon se e keni kërkuar pikërisht për të. Edhe rrobat janë të mira si dhuratë, por zgjedhja duhet të jetë me shumë kujdes. Një stilolaps firmato, një smartphone, një shishe verë apo pije janë dhurata të vlerësuara. Edhe një objekt i veçantë për shtëpinë apo makinën është dhuratë e mirë. Femrat në shenjën e Luanit pëlqejnë shumë floririn, por edhe bizhuteritë me cilësi të mirë.

Virgjëresha

Për sa u përket dhuratave, të lindurit në shenjën e Virgjëreshës nuk kanë shumë pretendime, por e kuptojnë menjëherë se sa jeni munduar për të kërkuar dhuratën ideale. Ndaj gjëja më e rëndësishme është që dhurata të ketë si përbërës të saj gjithë dashurinë tuaj. Vetëm kështu një Virgjëreshë do ta vlerësojë me të vërtetë dhuratën. Një Virgjëreshë e ka shumë për zemër shtëpinë dhe veshjet, është e rrethuar nga objekte elegante, por nuk i pëlqen të vishet në mënyrë shumë të dukshme. Ndaj zgjidhni gjithmonë ngjyra të buta ose mund t’i dhuroni një libër, një CD me muzikë klasike. Një dhuratë e pëlqyer mund të jetë një orë. Vlerësoni edhe objektet që i nevojiten për profesionin. Do të jenë një dhuratë shumë e pëlqyer. Po ashtu, edhe produkte për kujdesin janë shumë të pëlqyera nga një Virgjëreshë.

Peshorja

Të lindurit në shenjën e Peshores kanë një sens estetik dhe harmonik shumë të zhvilluar. Dhurata ideale për këtë shenjë nuk është domosdoshmërisht e nevojshme, por duhet të jetë cilësore. Vështirë se kënaqen, edhe pse nuk e shfaqin. Kanë një shtysë të lartë për gjërat e bukura, për artin në përgjithësi, për çfarëdolloj objekti që ka pas një histori. Por kjo nuk do të thotë se dhurata duhet të jetë me çdo kusht e kushtueshme. Kënaqen shumë po t’i dhurosh një libër arti apo një objekt artizanal. Edhe një veshje mëndafshi apo kashmiri është dhuratë që e vlerëson shumë. Femrat adhurojnë të marrin dhuratë një çantë, një portofol të mirë, një mbajtëse bizhuterish (më mirë nëse është prej argjendti apo antikuariat), një bimë të rrallë. Duhet të tregoni kujdes, pasi të lindurit në shenjën e Peshores i japin shumë rëndësi edhe paketimit të dhuratës.

Akrepi

Akrepi është shenja më pasionante e zodiakut, i famshëm për urinë e pangopur seksuale, ndaj një dhuratë e përshtatshme për të janë veshjet sensuale si kashmiri, por edhe romanet me përmbajtje erotike. Të lindurit në shenjën e Akrepit kanë një larmi shumë të madhe interesash dhe nuk i pëlqejnë gjërat banale. Veç kësaj, atyre u pëlqen një dhuratë inteligjente, që t’i stimulojë intelektualisht. Femrat Akrep adhurojnë bizhuteritë ekzotike dhe objektet etnike dhe antikuariate për arredimin e shtëpisë. Vlerëson shumë qirinjtë me ngjyrë me aroma “të ngrohta”, të cilat i pëlqen t’i shpërndajë nëpër shtëpi, ndaj mund të kërkoni aroma të ëmbla për ta. I pëlqejnë shumë libra apo DVD me tematikë kriminologjie, psikologjie, arkeologjie.

Shigjetari

Shigjetari është një shenjë plot me interesa, gjithnjë në lëvizje, ndaj për ta nuk janë të përshtatshme dhuratat banale apo për shtëpinë. Dhurata e tyre ideale është një biletë avioni për një destinacion jo shumë të largët, por që të jetë larg rutinës së përditshmërisë. Është një shenjë shumë sportive, ndaj mund të dhuroni çdo lloj gjëje që të jetë në të njëjtën linjë me pasionin e tyre, nga udhëtimet aventurë te raketat e tenisit, aksesorët sportivë, çantë, busull, e kështu me radhë. Femrat e shenjës së Shigjetarit janë më pak sportive, por u pëlqen të udhëtojnë, ndaj një dhuratë që ka lidhje me udhëtimin mund të vlejë. Janë më të prira drejt disiplinave më të qeta si joga apo pilates. Pranojnë me kënaqësi parfume për të aromatizuar shtëpinë e tyre, ndërkohë që bëjnë ushtrime relaksi. Edhe veshjet, sidomos ato intime, janë dhurata ideale për një femër shigjetar.

Bricjapi

Bricjapi është një nga shenjat më të vështira për t’u kënaqur: janë njerëz shumë praktikë dhe urrejnë të marrin cingërrima apo objekte të tjera pa rëndësi, të vështira për t’u sistemuar në shtëpi. Bricjapët urrejnë gjërat e tepruara. Më mirë një libër, cilësor, do të jetë dhuratë mjaft e këndshme. Për femrat e shenjës së bricjakëve bizhuteritë duhet të jenë klasike dhe jo shumë të mëdha: perla, flori ose argjend, gurë të çmuar janë dhuratë e mirë. Ato dinë të vlerësojnë dhe një aksesor: çantë, rrip, portofol apo një shall. Për meshkujt, mund të zgjidhni një veshje, mjafton që të jenë të një cilësie të mirë. Mund të zgjidhni edhe një bllok të këndshëm shënimesh apo axhendë. Bricjapët kanë fiksim orat ndaj mund të zgjidhni çfarëdolloj modeli.

Ujori

Të lindurit në shenjën e Ujorit janë njerëz të cilëve nuk u pëlqejnë objektet tradicionale: janë jashtë çdo konformizmi dhe mund të apasionohen pas objekteve që shenjat e tjera nuk do t’i merrnin as minimalisht në konsideratë. Me një ujor mund të guxoni me dhurata më stimuluese. Nuk i interesojnë fare markat dhe gjërat e modës: kërkoni më mirë një veshje jokonvencionale për një mashkull ujor dhe veshje unike vintage për një femër. I pëlqejnë edhe aksesorët për shtëpinë, në formë të pazakontë, por lineare, si disqet moderne, impantet stereofonikë dhe kufjet, duke qenë se muzika e bën të ëndërrojë dhe ta çojë në një tjetër botë.

Peshqit

Peshqit janë një shenjë e ndjeshme dhe kreative dhe kanë aftësinë të kuptojnë se dhurata që i bëhet është fryt i një zgjedhjeje në çastin e fundit. Ndaj si fillim, tregoni kujdes të ndalni dhe të pyesni se çfarë i pëlqen realisht. Një i lindur në shenjën e peshqve, është kërkues dhe i komplikuar, por duke qenë shpirt i ndjeshëm, vlerëson shumë dhuratat e artit, libra dhe katalogë fotografie apo dizajni, për të cilët ka pasion të madh. Mund t’i zgjidhni edhe një dhuratë që ka lidhje me muzikën. Gjithashtu, është një shenjë shumë llupëse: ëmbëlsirat janë një dhuratë shumë e vlerësuar. Nëse doni të bëni të lumtur një femër të kësaj shenje, dhurojini një veshje origjinale. Për shtëpinë mund t’i dhuroni qirinj apo mbajtëse qirinjsh, esenca aromatike për ambientin dhe objekte të rralla.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top