Teste

December 29, 2017 | 10:20

Test/ Si silleni në dashuri?

Përgatiti: Manjola EREQI

Marrëdhënia në çift kërkon përkushtim nga të dy partnerët. Po ju, si silleni në lidhjen tuaj? Jeni e ëmbël dhe e dashur, apo e tërhequr dhe e ftohtë? Zbulojeni me këtë test…

1

1. Adhuron të dhurosh letra për të dashurit e tu?

a) Po, edhe pa asnjë rast

b) Vetëm nëse ia bën partnerit

c) Jo, i druhesh faktit se mund t’i lexojë edhe dikush tjetër

 

2. Çfarë të shkon në mendje kur dëgjon mbiemrin “i rëndë”?

a) Diçka të mërzitshme

b) Diçka shumë të mundimshme

c) Një njeri shumë të shëndoshë

 

3. Çfarë bën kur duhet të urosh një njeri që e ke për zemër?

a) Shkon në shtëpinë e tij me një dhuratë për t’i bërë surprizë

b) E merr në telefon

c) E uron, por nuk shkon ta takosh edhe nëse ai ka organizuar një festë

 

4. Nëse një mikesha jote vesh diçka që i rri shumë bukur…

a) I bën një kompliment

b) E vë re menjëherë, por nuk i thua gjë

c) Ia thua me shumë entuziazëm që t’i bësh qejfin 

 

5. Zakonisht kur del shëtitje me dikë, ku i mban duart?

a) Në xhep

b) Nën krahun e personit tjetër

c) Në krahët e personit me të cilin je shoqëruar, sidomos nëse është partneri yt

 

6. Si reagon kur sheh një të panjohur që po qan në rrugë?

a) Vazhdon rrugën, nuk është puna jote

b) Mundohesh të kuptosh nëse mund të bësh diçka për të

c) Do të doje të afroheshe për ta ngushëlluar, por druhesh se mos bëhesh e bezdisur

 

7. Sa kohë kalon në telefon?

a) Aq sa është e nevojshme për punën

b) Sa më pak të jetë e mundur, sidomos nëse duhet të flasësh me një person të largët

c) Aq sa të duhet për të përshëndetur njerëzit që të rrethojnë

 

8. Çfarë zhanri të pëlqen më shumë të lexosh?

a) Romanet e dashurisë

b) Revistat dhe gazetat e përditshme me lajme aktualiteti

c) Klasikët e mëdhenj të letërsisë

 

9. Të ëndërrosh do të thotë…

a) Të humbasësh kohën kot

b) Të arratisesh nga realiteti banal që na rrethon

c) T’i japësh hapësirë fantazisë

 

10. Preferon të kesh pranë teje një njeri…

a) Të dashur

b) Që të respekton

c) Dikë që ka ecur përpara, profesionalisht dhe në jetën personale

Profili juaj:

1

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com