Mirëqenie

March 21, 2020 | 8:06

Diana dhe Keidi Pushi: Pse meditimi na bën mirë gjatë vetëizolimit. Si të çlirohemi nga ngarkesa e emocioneve përmes frymëmarrjes?

 

1

Në ditët e karantinës në kushtet e shtëpisë, gjithkush u përpoq që ditet e para t’i zinte me detyrat më imediate. 

Pastrimi i ambienteve, dezinfektimi, larja e teshave, vendosja e rregullit, gatimi e hekurosja. Po më shumë se kaq, pas bërjes së gjithçkaje që meritonte prej kohësh një vëmendje, për disa, orët e tepërta gjatë ditës po shndërroheshin në një telash më vete. 

Sado angazhim shoqëruar dhe me TV, një libër apo muzikë, rutina merr ngarkesën e vet dhe në vend që të të ndihmojë për të vendosur ekulibrin, të fut në një makth të një lloji tjetër, atij mendor. Pikërisht, kjo situatë nuk i bën mirë qetësisë mendore. Përkundrazi, e bën të luhatshme atë. E shoqëruar me pasigurinë dhe stresin e krijuar nga epidemia, krijohet nje disbalancë kimike në trup. Gjëja e pare që ndihmon në rikthimin e balancës, është ulja e nivelit të kortizolit (hormon i krijuar nga stresi) dhe rregullimi i sistemit nervor parasimpathetik. 

Por si t’ia dalim? Për t’iu gjendur në këto kohë shqiptarëve por jo vetëm, Diana dhe Keidi sugjerojnë disa metoda të çlirimit emocional dhe mendor.

diana

Diana Beqari Pushi

Sot po fillojnë me praktikën e frymëmarrjes së vetëdijshme dhe meditimit, si provën më të mirë për t’i shërbyer dhe qetësuar njerëzit në këtë kohë në kushtet e shtëpisë.

Meditimi është një praktikë që kur përdoret në mënyrë sistematike sjell vlera të jashtëzakonshme në jetën tuaj.

Krijon një ndryshim radikal në trupin gjenetik dhe energjetik të njeriut dhe është kuruese për shpirtin.

Rreth 5.000 vjet më parë, njerëzit filluan të shfrytëzojnë qetësinë e brendshme të meditimit për t’u rilidhur me inteligjencën e tyre të brendshme. Kjo ka qenë pjesë e shumë praktikave të lashta, nga India, Tibeti, Kina, Japonia, Amerika e Jugut dhe më gjerë.

Dhe kohët më të fundit, ka shumë ikona dhe mësues frymëzues të ditëve të sotme si Paramahansa Yogananda, Deepak Chopra, Gandhi dhe madje edhe Russell Simmons, Steve Jobs dhe Oprah, që përdorin meditimin për të krijuar rezultate të jashtëzakonshme. 

Shkenca po dëshmon se praktika e rregullt e meditimit mund të ketë shumë përfitime për shëndetin dhe jetën, siç janë:

1.Çliron stresin

2.Rrit rezistencën nga reagimet emocionale

3.Përmirëson aftësitë krijuese dhe atë të zgjidhjes së  problemeve

4.Ndihmon në realizimin e dëshirave dhe qëllimeve tuaja

5.Rigjeneron dhe freskon ADN-në tuaj

7.Rrit kapacitetin mendor dhe kujtesën

8.Përmirëson fokusin, përqendrimin dhe vëmendjen

9.Sjell lehtësim për shumë probleme shëndetësore

2

Format e meditimit janë nga më të ndryshme dhe mund të jenë shumë individuale në përputhje me sistemin energjik të njeriut.

Dhe megjithatë, mënyra më e lehtë dhe po njëlloj e dobishme, është të përqendroheni në qetësi në trupin tuaj dhe në senset që ndjeni. 

Meditimi mund t’ju kthejë në një njeri të fuqishëm, duke ju vënë në kontakt me fushën universale të inteligjencës së lartë, dhe duke hyrë në një fuqi personale aq të forta, saqë ju mund të krijoni gjithçka. 

Sfida në tejkalimin e pengesës më të madhe për të medituar është: vetja juaj. Atëherë? 

Një praktikë që mund t’ju ndihmojë është:

Shkëputuni nga zhurma e mendjes dhe mendimet e ndërgjegjshme, dhe lejo që ato të kalojnë përmes jush kur vijnë, aq lehtë sa rëra që kalon nëpër gishta.

Merrni frymë thellë nga hunda me gjatësi 2 sekonda, (duke numëruar 1, 2) duke e filluar vëmendjen nga barku, mbaheni pauzë në gojë per 2 sekonda dhe çliroheni po nga hunda. (ose edhe nga goja, në qoftë se e keni më të lehtë).

Bëheni këtë 3 herë dhe trupi ka marrë sinjalin që është në qetësi dhe në siguri. 

Vazhdoni në meditim e në frymëmarrje e sipër filloni të skanoni trupin tuaj.

Kur mendimet tuaja të kthehen, kthehuni tek fryma juaj.

Qetësisht dhe kënaqshëm, ulni aktivitetin e lartë të trurit tuaj në një nivel më të ulët, ku qëndron gjendja juaj më e lartë e të qenit.

Megjithatë, besojmë se çdo individ duhet të gjejë mënyrën e vet të praktikimit të meditimit.

3

Për Diana Pushin themeluesen e “ReBorn Experience”, njerëzit presin më shumë se sa meditimi këto kohë. Diana është konsulente dhe strategjiste e  transformimit njerëzor, si praktikuese e trajnuar Master e Programimit Neuro-Gjuhësor. Ajo ndihmon njerëzit të gjejnë veten dhe rrugën e tyre drejt një mirëqenieje dhe suksesi. Ndërsa, bija e saj Keidi sjell mjetet dhe aftësitë për të inkurajuar dhe krijuar një realitet të ri kolektiv personal dhe të shëndetshëm, si një mësuese shpirtërore dhe shëruese, të cilat i ndan me njerëzit nëpërmjet mënyrave dhe modaliteteve të ndryshme transformuese.

https://www.youtube.com/watch?v=ecI3v570rBo&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0cdxAcUb425zPZWAz0AF7VRy4EAOTfO9C3o4aKerEybHYI7Cp8bkw8ecI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top