Mirëqenie

March 21, 2020 | 8:06

Përkëdheljet emocionale, ushqimi më i rëndësishëm për shpirtin

Aristoteli tha se edukimi i mendjes, pa edukuar zemrën, do të thotë të mos edukosh fare. Filozofi antik sigurisht që nuk e dinte termin e përkëdheljes emocionale, por ai e kuptoi atë dhe vlerën e jashtëzakonshme që kishte ky akt. Kur flasim për përkëdhelje emocionale, nuk i referohemi shumë gjestit të përkëdheljes, por qëndrimit që i shfaqet një personi. Një vështrim, një fjali, një vëmendje që i jep forcë marrëdhënies sonë.

Eric Berme, mjeku dhe psikiatri i famshëm i analizës transaksionare, atë disiplinë që ai e konceptoi dhe popullarizoi në vitet ’50, bazuar në vlerën e marrëdhënieve mes njerëzve, e përcaktoi përkëdheljen emocionale si bazën e njohjes mes individëve.

“Nëse është e vërtetë që plagët japin mësime, kjo mund të thuhet gjithashtu për ato qëndrime që lënë shenja pozitive në zemrat dhe psikikën e njerëzve”- tha refugjati polak që emigroi me familjen në Shtetet e Bashkuara.

Sot jetojmë në një epokë të guximshme me këto përkëdhelje. Marrëdhënie që bazohen në kërkimin e dobisë, avantazheve, mendimeve të kota dhe nganjëherë shpesh të ashpra. Fotografi të një bote të bazuar në sukses dhe egoizëm, në fitim dhe jo në shkëmbim vetëmohues.

Berme argumentoi se akti i përkëdheljes emocionale nuk ka nevojë për kontakt fizik. Ai duhet të prekë vargjet emocionale dhe psikologjike, t’i japë vlerë personit dhe të citojë, si shembuj, besimin që ai mund të rrënjosë tek bashkëpunëtorët, tek studentët. Një balsam social i aftë të japë rezultate të papritura.

Vlera e madhe e një fjale motivuese, ka efekte të papritura, prodhon empati, aktivizon dëshirën për të treguar më të mirën nga vetja. Nëse kjo vlen për çdo person, është absolutisht thelbësore për fëmijët, që nga shfaqjet e tyre të para në botën jo familjare. Ato janë të domosdoshme për të forcuar vetëvlerësimin e tyre, për të shmangur zhgënjimin, izolimin, pasigurinë. Roli i arsimtarëve sot është thelbësor në këtë fushë, aq më tepër në një kontekst që tenton, edhe tek fëmijët, të njohë vetëm rezultatin.

Interesant në këtë drejtim është mendimi i Claude Steiner në librin e tij të famshëm “Edukimi i fëmijëve”, në të cilin autori ekzaminon jo vetëm botën e të vegjëlve, por edhe ata që kanë ndalur të përkëdhelin shpirtin e tyre. Njerëzit, të cilët kanë prekur nivele të ulëta vetëvlerësimi, të cilët kanë rrëshqitur në rrugën e tyre, duke mos gjetur një themel të brendshëm, kanë harruar se ata duhet ta duan gjithashtu veten e tyre.

Një qëndrim i quajtur “mungesë” që nuk pyet dhe nuk ofron.

Mbyllja dhe heqja dorë është e barabartë me mos bërjen vend për sjellje të lirë, që do të thotë të vendosni suksesin e numrave dhe jo të njerëzve, ndërkohë që pikërisht në kohë krize duhet të përhapet e kundërta: gjesti i një falënderimi dhe një buzëqeshjeje.

Vlera e tyre nuk mund të përcaktohet apriori, por është e aftë të ketë një efekt të jashtëzakonshëm psikologjik dhe ekzistencial, për ta bërë një individ të ndjehet përsëri i rëndësishëm për veten dhe për shoqërinë.

“Ashtë një karburant i pastër, jo ndotës,” tha Berme duke qeshur.

Ajo që duhet t’i kushtojmë vëmendje është kur ky qëndrim fsheh diçka, kur manifestohet nga njerëz që kërkojnë diçka në kthim. Një formë delikate e manipulimit që, me shpërthimin e rrjeteve sociale dhe marrëdhënieve virtuale, fshihet mes lidhjeve të marrëdhënieve në distancë dhe pa njohuri të drejtpërdrejta.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top