Këshilla & Arsye

July 7, 2018 | 8:10

Diarreja në vapë? Ushqimet që duhet të konsumoni

Diarreja njihet si një nga sëmundjet më shqetësuese për organizmin e njeriut. Jo vetëm si pasojë e humbjeve që i shkakton trupit, por edhe për vetë situatën e vështirë që krijon në prishjen e rehatisë në lëvizshmëri. Sidomos në verë, diarreja është një situatë ku përveç sikleteve që krijon, shkakton dehidratim të theksuar të trupit.

1Diarreja është një sëmundje, e cila karakterizohet nga shtimi i lëvizjeve të zorrëve të holla dhe të trasha si pasojë e një sërë sëmundjesh, apo faktorësh të tjerë (disa medikamente, ambienti i ftohtë me marrjen e virusit të gripit etj), të cilat karakterizohen më diarre. Është një gjendje domethënëse, pasi nëse humbet një sasi e madhe lëngjesh me diarre, prishen edhe ekuilibrat hemodinamikë në organizëm, të cilat manifestohen me ulje të presionit arterial.

Mjekimi më i mirë do të ishte parandalimi!

Nëse ajo shfaqet dhe është e vazhduar, normalisht do të kërkohet marrja e medikamenteve antidiarreike, por nëse është e rrallë, mund të konsumoni produktet ushqimore të mëposhtme dhe të jeni të sigurtë se do të keni rezultate pozitive.

Bananet Bananet janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Ato kanë veti shëruese, sepse treten lehtë në stomak dhe janë qetësuese. Bananet përmbajnë burime të mëdha kalciumi, i cili ndikon  në humbjen e lëngjeve me anë të diarresë.

Orizi Orizi konsiderohet si një nga ushqimet më me shumë vlera për të luftuar diarrenë. Është i lehtë për t’u tretur, sepse përmban fibra dhe ndihmon për të ngadalësuar procesin në traktin gastrointestinal, pra kundërshton fenomenin patologjik të diarresë.

Pure molle Përfshijeni në ushqimet tuaja, sepse është e pasur me fibra që sigurohen nga pektina, një lëng, i cili konsiderohet si i njohur për të na ndihmuar në reduktimin e diarresë. Është e pasur me vitamina ushqyese.

Vezë të ziera Vezët janë të shkëlqyera për t’u konsumuar gjatë kohës që jemi me diarre, sepse ato japin proteina, të cilat trupit tonë i japin energjinë e humbur gjatë kohës që ne jemi me diarre.

Çibuk me kripë Një ushqim tjetër që duhet konsumuar është edhe çibuku me kripë, sepse përmban veti të cilat e mbajnë trupin tonë mjaftueshëm me ujë dhe do të na ndihmojë nga dehidratimi që vjen si pasojë e diarresë.

 

Djathi – Djathi hyn në produktet e bulmetit tepër të shëndetshme për shkak të vlerave që përmban, që nga proteinat, kalciumi, kripërat minerale etj. Përsa i përket diarresë, djathi bën të mundur reduktimin e tkurrjeve intestinale duke çuar në ndalimin e diarresë, ndaj duhet ta konsumoni edhe këtë produkt, nëse dëshironi rezultate sa më pozitive dhe të shpejta.

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top