Mirëqenie

August 15, 2018 | 9:00

Dieta e boronicave, dhurojnë ngjyrë dhe shtensionojnë nga fryrjet

Të shijshme dhe të pasura me vlera ushqyese, boronicat janë aleati ideal për dietë, sepse ato ndihmojnë në heqjen e kileve të tepërta pa shumë mundim.

Ky frut, me origjinë nga Amerika e Veriut, gjithashtu prodhohet dhe në Itali, veçanërisht në zonat malore, ku arrin të piqet gjatë muajve korrik dhe gusht. Boronicat janë të përsosura për të qëndruar në formë, pasi ky ushqim eliminon mbajtjen e ujit dhe ënjtjen, riaktivizon qarkullimin dhe ndihmon për të shpërndarë yndyrën.

Boronicat përmbajnë zink, selen, hekur, por edhe vitaminat A, B, C, E. Ato janë antioksidantë të fuqishëm, të cilët ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së lëkurës dhe parandalimin e rrudhave, duke i dhënë elasticitet lëkurës pavarësisht nga mosha. Jo vetëm kaq: ato janë gjithashtu të shkëlqyer për të riaktivizuar metabolizmin dhe rrjedhjen e lëngjeve, duke përmirësuar tretjen.

Boronicat nuk mund të jenë vetëm të zeza por edhe të kuqe. Në këtë rast ata posedojnë vlerat anti-inflamatore, të cilat sigurojnë shëndetin e sistemit urinar, por mbi të gjitha të japin një lëkurë kompakte, të ndritshme dhe të shëndetshme. Nuk është rastësi që ky frut është sugjeruar veçanërisht për ata që vuajnë nga kapilarët e kuq.

E mira e boronicave është se janë të gjithanshme dhe mund të hahen gjatë gjithë ditës. Ju mund t’i konsumoni ato të freskëta ose në formën e një smoothie. Ky fryt është ideal për mëngjes, me kos ose sallatë frutash, si një meze pas mëngjesit dhe pasdite. Ato gjithashtu shkojnë me sallatat dhe pjatat kryesore që kanë si bazë peshkun dhe mishin.

Si funksionon dieta e boronicës? 

Dita fillon me një smoothie me bazë boronicë të zezë dhe të kuqe, të shoqëruar nga disa biskota dhe kos të bardhë. Në drekë për një sallatë që ka në bazë salmon të tymosur, boronica dhe bukë integrale. Në darkë makarona me boronica, bizele, dhe rrush pa fara. Mbylleni ditën me një çaj bimor manaferre, për të përmirësuar tretjen.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top