Mirëqenie

November 8, 2017 | 10:01

Dieta e shpejtë, edhe në zyrë mund të dobësoheni

Jashtë shtëpisë gjatë gjithë ditës? Nuk ka problem: këtu është një strategji për të humbur peshë, për të qëndruar në formë dhe të ndjeheni “si flutur”.

1

Është e kotë ta fshehim, nëse punojmë në zyrë sigurisht që koha që kalojmë ulur para tavolinës dhe kompjuterit është shumë. Përveçse nuk i bën mirë posturës sonë, edhe linjat e trupit vihen në diskutim, pasi dhe një shëtitje në orën e pushimit nuk mjafton. Të shmangësh marrjen e disa kileve dhe të kesh një lëkurë të shndritshme jo me pluhur dhe smog nuk është e pamundur. Mjafton një stil jetese e shëndetshme për të dhuruar mirëqenie, vitalitet dhe humor të mirë. Ja disa këshilla për të vënë në praktikë.

Dita e mirë duket që në mëngjes

Mos harroni të përgatisni një çaj me limon dhe xhinxher për ta marrë me vete në punë. Mos harroni që për hidratimin është e rëndësishme të pini shumë ujë gjatë ditës. Nuk ka më mirë se një pije e bërë në shtëpi dhe ekonomike.

Kujdes minivaktet

Të bësh një moment të vogël pushim është mjaft mirë, por duhet të kujtojmë se kafeja na jep probleme me stomakun dhe shton urinë. Në çantën tonë (që është gjithmonë e madhe) marrim me vete fruta, apo fruta të thata ose disa biskota. 

Drekë po, por…

Koha është e shkurtër kështu që një vakt i shpejtë, një panine apo një snack nuk të kënaqin por as nuk të ngopin. Truku? Në darkë gatuajmë një racion më shumë për të marrë me vete në punë, ose drithëra integrale me kos dhe fryta të prera në copa. Të shijshme dhe të lehta.

Kurrë pa…

Uji në tavolinë nuk duhet të mungojë kurrë. Edhe ai që nuk ka etje thjesht duke e parë do pijë. Uji është i rëndësishëm për detoksifikimin, lufton dhimbjen e kokës, që i kap shpesh ata që punojnë në ambiente të mbyllura dhe të ngrohura, dhe mban të hidratuar lëkurën.

Stakoni trurin

Shijoni ndonjë pushim të vogël, qoftë dhe disa minuta, të ndihmon të shpërqëndrosh stresin, dhe të ndiheni më të qetë, redukton urinë nervoze, dhe rrit kreativitetin.

Larja e gojës

 Pastë dhëmbësh dhe furçë dhëmbësh janë të domosdoshme në sirtarin e tavolinës. Larja e dhëmbëve pas ngrënies nuk është vetëm një rregull i domosdoshëm higjienik, por gjithashtu ndihmon në përballimin e tundimit për ushqime të tjera. Një gjest i vogël me vlerë të madhe për shëndetin dhe bukurinë. 

Streching në tavolinë

Edhe në zyrë provojmë të bëjmë disa ushtrime. Kontraktojmë abdominalet dhe sjellim gjunjtë tek gjoksi, duke pasur parasysh që të mos bëjmë lëvizje shumë të mëdha. Rrotullojeni lehtësisht qafën për të hequr tensionin, ndërsa gjatë ecjes shtrëngoni të pasmet. Pra, një pushim për kafe dhe streching. A ka më mirë se kaq!

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com