Në fokus

November 8, 2017 | 9:46

Behar Gjoka: Kasëm Trebeshina pena magjike, që s’pa një ditë të bardhë

Shkrimtari Kasëm Trebeshina ka mbyllur sytë  në moshën 91-vjeçare në Ankara, tek e bija.

Behar Gjoka Shkrimtar

Studiuesi dhe shkrimtari i njohur Behar Gjoka kujton vuajtjen e shkrimtarit Kasëm Trebeshina në ditën e përcjelljes për në banesën e fundit. Ja çfarë shkruan konkretisht Gjoka për shkrimtarin: “Në moshën 91 vjeç shuhet shkrimtari Kasëm Trebeshina. Njeriu që nuk pa një ditë të bardhë, në jetën e shtrirë në dy shekuj”.

Pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, ndonëse me komunizmin u vë në luftë të ashpër. Jeta e tij ishte një betejë me botën e mashtrimit, me hipokrizinë e kohës ku të gjithë spiunonin, e prandaj dënohet disa herë duke bërë 17 vite burgim e vite të tëra persekutim. Letërsia qe atdheu i Trebeshinës, me të gjithë kuptimin e fjalës. Ai shkëlqeu në të gjitha gjinitë dhe zhanret letrare, në poezi, prozë, dramatikë.

Pena magjike e Trebeshinës endi me mijëra faqe letërsisë të përkorë, ndonëse ende vijon që të mbetet, Ajsbergu i letrave shqipe, sepse pjesa e dërrmuese e veprës letrare vijon të mbetet në sirtar. Nga pjesa e botuar, tekstet të tilla, si Kënga Shqiptare, Odin Mondvalsen, Tregtari i skeleteve, Çezari niset për luftë, Trebeshina ka endur surrealizmin.

Në dramaturgji, për vlerat e shumëfishta, Trebeshina, mbetet Shekspiri i letrave shqipe. Nëse në gjallje nuk e kuptuam, madje e përgojuam, tani në amshim, kemi shansin të lexojmë universin letrar të Trebeshinës.

Fati i shkrimtarëve të mëdhenj, është i njëjtë, nuk kupotohen nga bashkëkohësit, sepse vepra e tyre, pra vepra e Trebeshinës i përkon gjithkohësisë…Paqe mjeshtër, në amshim”, shkruan Gjoka.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top