Dieta e shtatorit me kos dhe ushqime integrale është e thjeshtë për t’u ndjekur dhe mund t’ju bëjë të humbni 3 kg në 4 ditë. Në menynë e përditshme, gjithashtu konsumohen shumë fruta dhe perime. Por le të shohim se çfarë duhet të hamë.
Dita e parë:
Mëngjes: një lëng portokalli, 50 g bukë integrale me 2 lugë reçel.
Paradite: smoothie me 2 feta ananas dhe një mollë.
Dreka: sallatë me 60 g perime, 50 g karkaleca deti dhe 50 g tofu, 2 feta pjepër.
Pasdite: një kos të bardhë dhe 3-4 arra.
Darka: 120 g fileto pule të pjekur në skarë, sallatë jeshile me 1 lugë gjelle fara të përziera (kungull, susam, luledielli etj), 1 filxhan luleshtrydhe.
Dita e dytë:
Mëngjes: 50 g bukë integrale, 2 lugë mjaltë, 1 kivi, 1 çaj jeshil.
Paradite: një lëng domate.
Dreka: sallatë me 50g perime, 50g djathë me feta dhe pak ullinj të zinj; 2 feta ananas.
Pasdite: një lëng dhe 20 g çokollatë të errët.
Darka: një supë perimesh, 120 g biftek viçi, 1 filxhan fruta pylli.
Dita e tretë:
Mëngjes: 200 ml qumësht gjysmë të skremuar, 30 g biskota integrale me 2 lugë mjaltë.
Paradite: smoothie me 1 portokalli, 1/2 mollë dhe 1/2 karote.
Dreka: 80 g makarona me domate qershi, 1 sallatë jeshile të përzier.
Pasdite: një çaj jeshil dhe një mollë.
Darka: qepë pure patateje dhe kungull të njomë, 50 g bukë integrale me 50 g djathë të freskët.
Dita e katërt:
Mëngjes: Një kavanoz kos të bardhë, 30 g tërshërë, 2-3 arra.
Paradite: një filxhan sallatë frutash.
Dreka: 80g supë të shoqëruar me 100g djathë të llojit crescenza, kungull të njomë të gatuar në avull.
Pasdite: një grusht fruta të thata.
Darka: një supë perimesh me 30 g oriz.
Kujdes! Siç kemi bërë gjithmonë për të gjitha dietat e publikuara në faqen tonë, ju rekomandojmë që të konsultoheni me mjekun tuaj ose një specialist para se të ndiqni këtë ose ndonjë dietë tjetër. Kjo dietë nuk është e përshtatshme për ata që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e tjera dhe gratë shtatzëna.
Burimi / www.quotidianodiragusa.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.