Editorial

September 7, 2018 | 9:09

Rachael Bland nuk ia doli, gazetarja e BBC kish njoftuar një ditë më parë për vdekjen

Pas dy vitesh luftë me sëmundjen e kancerit në gji, gazetarja e njohur e BBC-së Rachael Bland ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së martë. Historia e saj u përhap në të gjithë botën për optimizmin që 40-vjeçarja përcillte dhe forcën me të cilën e përballonte sëmundjen. Vetëm një ditë para se të ndërronte jetë ajo kishte shkruar: “Mjekët më thanë se më kanë mbetur vetëm disa ditë jetë, faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që kam marrë”.

E pavarësisht kësaj Rachael nuk ngurronte që të shijonte çdo moment dhe të ishte tepër aktive.

Ndërkohë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Rachael, e ka dhënë bashkëshorti i saj nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

“Rachaeli jonë e bukur, e mrekullueshme dhe kurajoze vdiq paqësisht këtë mëngjes e rrethuar nga familjarë dhe të afërt. Jemi të gjithë zemërthyer për zbrazëtinë që ajo la në familjen tonë. Për të gjithë ata që u interesuan për historinë e saj këto dy vitet e fundit që e ndoqët dhe i dërguat mesazhe dhe mbështetje, ju falënderojmë nga thellësia e zemrës. Nuk keni për ta kuptuar kurrë se sa të rëndësishme kanë qenë ato mesazhe për atë dhe për ne. Do na mungojë shumë, por njëkohësisht jemi edhe krenarë për gjithçka që ajo arriti në këto 40 vite dhe për impaktin që ajo pati në jetët e shumë njerëzve. Faleminderit! Steve dhe Freddie”, shkruan bashkëshorti i saj në emrin e tij dhe të djalit.

 

Burimi / www.leggo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top