Mirëqenie

September 7, 2018 | 9:53

Dieta e shtatorit: Dobësohuni me kos dhe ushqime integrale

Dieta e shtatorit me kos dhe ushqime integrale është e thjeshtë për t’u ndjekur dhe mund t’ju bëjë të humbni 3 kg në 4 ditë. Në menynë e përditshme, gjithashtu konsumohen shumë fruta dhe perime. Por le të shohim se çfarë duhet  të hamë.

Dita e parë:

Mëngjes:  një lëng portokalli, 50 g bukë integrale me 2 lugë reçel. 

Paradite: smoothie me 2 feta ananas dhe një mollë.

Dreka: sallatë me 60 g perime, 50 g karkaleca deti dhe 50 g tofu, 2 feta pjepër.

Pasdite: një kos të bardhë dhe 3-4 arra.

Darka: 120 g fileto pule të pjekur në skarë, sallatë jeshile me 1 lugë gjelle fara të përziera (kungull, susam, luledielli etj), 1 filxhan luleshtrydhe.

Dita e dytë:

Mëngjes: 50 g bukë integrale, 2 lugë mjaltë, 1 kivi, 1 çaj jeshil.

Paradite: një lëng domate.

Dreka: sallatë me 50g perime, 50g djathë me feta dhe pak ullinj të zinj; 2 feta ananas.

Pasdite: një lëng dhe 20 g çokollatë të errët.

Darka: një supë perimesh, 120 g biftek viçi, 1 filxhan fruta pylli.

Dita e tretë:

Mëngjes: 200 ml qumësht gjysmë të skremuar, 30 g biskota integrale me 2 lugë mjaltë.

Paradite: smoothie me 1 portokalli, 1/2 mollë dhe 1/2 karote.

Dreka: 80 g makarona me domate qershi, 1 sallatë jeshile të përzier. 

Pasdite: një çaj jeshil dhe një mollë.

Darka: qepë pure patateje dhe kungull të njomë, 50 g bukë integrale me 50 g djathë të freskët.

Dita e katërt:

Mëngjes: Një kavanoz kos të bardhë, 30 g tërshërë, 2-3 arra.

Paradite: një filxhan sallatë frutash.

Dreka: 80g supë të shoqëruar me 100g djathë të llojit crescenza, kungull të njomë të gatuar në avull.

Pasdite: një grusht fruta të thata.

Darka: një supë perimesh me 30 g oriz.

 

Kujdes! Siç kemi bërë gjithmonë për të gjitha dietat e publikuara në faqen tonë, ju rekomandojmë që të konsultoheni me mjekun tuaj ose një specialist para se të ndiqni këtë ose ndonjë dietë tjetër. Kjo dietë nuk është e përshtatshme për ata që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e tjera dhe gratë shtatzëna.

 

Burimi / www.quotidianodiragusa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top