Lifestyle

August 30, 2016 | 9:07

Dieta e veçantë për personat me HIV

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Shpesh nxitemi për kura dietike që mund të rrëzojnë kilet e tepërta. Dieta, të cilat duam të jenë të shëndetshme dhe kalorike. Specialistët e fushës e kanë për detyrë t’i përgjigjen kujtdo. Këshillat nuk duhet të mungojnë, sidomos kur bëhet fjalë për gjendje shëndetësore problematike, siç mund të jenë tensioni, diabeti apo zemra. Në të tilla raste, specifikat për një regjim ushqimor korrekt janë të nevojshme më shumë se kurrë.

 

Ngacmuar nga një letër e rrallë në postën e saj, nuk kish se si të mos reagonte. Për dietologen Anila Kalleshi, ky ishte vërtet një rast i veçantë që kërkonte gjithashtu vëmendje për t’i dhënë përgjigje konkrete letërshkruesit. Këtë po e ndajmë edhe me lexuesit tanë, si një lloj ndihme për të gjithë ata persona që nuk dinë se si duhet të ushqehen kur janë të prekur nga virusi HIV. Pse jo, një shpresë për të ardhmen e jetëgjatësisë së tyre.

hiv

Një person i diagnostikuar me HIV pozitiv duhet me patjetër t’i kushtojë vëmendje speciale mënyrës se si ushqehet. Kjo për shkak se trupi i tij do të pësojë ndryshime të mëdha si nga sëmundja, ashtu edhe nga përdorimi i medikamenteve. Ka persona që mund të shfaqin humbje peshe ekstreme, infeksione apo diarre. Një ndryshim tjetër është lipodystrophy, e njohur si sindroma e shpërndarjes së yndyrës, e cila mund të shkaktojë ndryshime në format trupore si dhe rritje të nivelit të kolesterolit.

Përfitimet nga ushqimi cilësor

Përmirësoni cilësinë e përgjithshme të jetës, duke i siguruar trupit tuaj ushqyesit për të cilët ka nevojë. Mbajeni sistemin imunitar më të fortë, kështu mund ta luftoni më mirë sëmundjen. Ndihmoni në menaxhimin e simptomave të HIV-it dhe komplikimet e tij. Menaxhoni më së miri ndikimet e kundërta që mund të shkaktohen nga përdorimi i medikamenteve. Ushqehuni me një dietë të pasur me perime, fruta, drithëra dhe bishtajore. Zgjidhni proteina, por të varfëra me yndyra shtazore. Kufizoni ëmbëlsirat, pijet me gaz dhe ushqimet me sheqer të shtuar. Duke përfshirë proteinat, karbohidratet dhe pak yndyrë, ju do ta përballoni më së miri këtë problem shëndetësor.

Kaloritë janë energjia e përftuar nga ushqimet dhe që shërbejnë si karburant për trupin

Për të ruajtur masën muskulore duhet të: Konsumoni 8.5 kalori për kg të peshës trupore nëse ju keni ruajtur peshën tuaj Konsumoni 10 kalori për kg, në qoftë se ju keni një infeksion oportun Konsumoni 13 kalori për kg, në qoftë se ju keni humbur peshë.

Proteinat ndihmojnë në ndërtimin e muskujve, organeve dhe për një sistem të fortë imunitar

Konsumoni 100-150 gr. në ditë, në qoftë se ju jeni një mashkull me HIV pozitiv. Konsumoni 80-100 gramë në ditë, në qoftë se ju jeni një grua HIV pozitiv. Nëse keni sëmundje të veshkave nuk duhet të merrni më shumë se 15%-20% të kalorive tuaja nga proteinat, pasi ato mund ta vështirësojnë punën e tyre. Zgjidhni mish derri pa yndyrë ose viçi, gjoks pule pa lëkurë, peshk dhe produkte të qumështit pa yndyrë. Për të marrë proteina shtesë, mund të shtoni gjalpë kikiriku në fruta, perime ose të shtoni djathë te salcat, supat, patatet apo perimet e ziera, shtoni peshk ton në sallata.

Karbohidratet ju japin energji Konsumoni 5-6 racione fruta e perime çdo ditë

Zgjidhni larmi ngjyrash për të marrë një gamë të gjerë ushqyesish. Zgjidhni bishtajoret dhe oriz ngjyrë kaf. Nëse ju nuk keni një ndjeshmëri ndaj glutenit, konsumoni sa më shumë drithëra. Nëse jeni diabetik ose paradiabetik apo keni rezistencë ndaj insulinës, atëherë shumica e karbohidrateve duhet t’ju vijnë nga perimet. Limitoni sheqernat e thjeshta si karamelet, tortat, biskotat apo akulloret.

Yndyrnat sigurojnë energji shtesë 30% e kalorive të përditshme duhet të vijnë nga yndyra

Merrni 10% ose më shumë të kalorive ditore nga arrat, farat, avokado, peshku dhe vaji i ullirit. Merrni më pak se 10% të kalorive tuaja ditore nga misri, luledielli, soja. Merrni më pak se 7% të kalorive tuaja të përditshme nga yndyrna të ngopura si mish me yndyrë, mishi i pulës me lëkurë, gjalpi, qumështi i plotë, arrat e kokosit dhe vaji i palmës. Vitaminat dhe mineralet rregullojnë proceset e trupit tuaj. Njerëzit, të cilët janë HIV pozitiv, kanë nevojë për vitamina dhe minerale shtesë për të ndihmuar në riparimin dhe shërimin e qelizave të dëmtuara. Hani ushqime që kanë përmbajtje të lartë me këto vitamina dhe minerale, të cilat ju ndihmojnë të rrisni sistemin imunitar: Vitamina A dhe beta-karoten: te perimet me ngjyrë jeshile të errët, të verdhë, portokalli ose perimet e kuqe dhe te frutat; mëlçitë, vezët, qumështi Vitaminat B: te mishi, peshku, pula, drithërat, arrat, fasulet e bardha, avokado, brokoli dhe perimet me gjethe jeshile Vitamina C: tek agrumet Vitamina E: te perimet me gjethe jeshile, kikirikë dhe vajra bimore Seleniumi: te drithërat, arra, shpendët, peshku, vezët Zinku: te mishi, shpendët, peshku, fasulet, kikirikët, qumështi dhe produkte të tjera të qumështit.

Ushqyerja dhe HIV: Përballja me problemet e veçanta Trupi juaj mund të ketë një larmi të përgjigjeve ndaj HIV-it. Po kështu, efektet anësore nga barnat mund të jenë të shumëllojshme.

Në rastet kur personi ka përzierje dhe të vjella

Provoni ushqime me pak yndyrë, si makarona të thjeshta, fruta të konservuara ose supë të thjeshtë. Hani racione më të vogla ushqimi çdo një apo dy orë. Shmangni ushqimet me yndyrë ose ushqimet pikante, apo ushqimet me aroma të forta. Pini çaj xhenxhefili. Hani më shumë ushqime të ftohta dhe më pak ushqime të nxehta.

Kur personi ka diarre

Pini më shumë lëngje se zakonisht. Provoni lëngje të holluara. Limitoni qumështin dhe sheqerin apo pijet që përmbajnë kafeinë. Hani ngadalë dhe më shpesh. Shmangni ushqimet me yndyrë. Provoni dietën B.R.A.T (banane, oriz, uthull molle dhe tost) për një kohë të shkurtër. Në vend të produkteve të freskëta, konsumoni perime të gatuara mirë apo ato të konservuara.

Kur keni mungesë të oreksit

Ushtrohuni për të stimuluar oreksin tuaj. Mos pini shumë para ushqimit. Hani me familjen apo miqtë, duke e bërë ushqimin tërheqës sa më shumë të jetë e mundur. Provoni sasi më të vogla dhe më të shpeshta. Përfshini një shumëllojshmëri përbërjesh, formash dhe ngjyrash. Pyesni mjekun tuaj për medikamente që stimulojnë oreksin.

Kur keni shumë humbje peshe

Përfshini më shumë proteina, karbohidrate dhe yndyrna në dietën tuaj. Përdorni krem në drithëra. Shtoni akulloret si vakt të ndërmjetëm. Hani fruta të thata ose arra pasdite. Pyesni mjekun tuaj për medikamente që nxisin oreksin.

Kur keni probleme të gëlltitjes apo të gojës

Hani ushqime të buta, të tilla si kos ose pure patatesh. Shmangni zarzavatet e freskëta. Gatuajini ato në çast. Zgjidhni fruta të buta si bananet apo dardhat. Qëndroni larg ushqimeve që kanë aciditet, si portokalli, limoni dhe domatet. Shihni mjekun tuaj për t’u siguruar që ju nuk e keni një infeksion oportun apo keni nevojë për testim më diagnostikues.

Lipodystrophy (sindroma e rishpërndarjes së yndyrës)

Limitoni yndyrën, veçanërisht yndyrnat e ngopura dhe yndyrnat trans. Zgjidhni yndyrna të pangopura dhe burimet e acideve yndyrore omega-3 si salmon dhe peshk ton. Limito alkoolin dhe sheqernat e rafinuara. Parandalo rezistencën e insulinës duke kufizuar ushqime që rrisin nivelet e glukozës dhe insulinës, kryesisht karbohidratet. Hani më shumë ushqime të pasura me fibra, si frutat dhe perimet. Ushtrohuni!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top