Këshilla & Arsye

August 30, 2016 | 8:53

Efektet anësore të flirtit

1. Mos flirto në shenjë hakmarrjeje.

Mos flirto me ish-in vetëm sepse është i shoqëruar nga partnerja e tij e re dhe as mos flirto me një mashkull tjetër vetëm për ta bërë xheloz atë që ke në krah.

 

2. Mos fol vetëm për vete.

Në vend të tregosh në çdo sekondë se sa interesante je ti, provo të tregosh interes për atë që ke përballë. Pyete për dëshirat e tij dhe do të shohësh se çdokujt i pëlqen të flasë për veten, për më tepër kur di të bësh pyetje të mençura.

 

3. Mos lësho sinjale seksuale të kota.

Ki kujdes ndaj kujt përqendron vëmendjen. Nëse për ndonjë arsye të gabuar do të zgjedhësh personin e gabuar, mund të gjendesh në vështirësi.

 

4. Lëre mënjanë pesimizmin.

Mos mendoni vazhdimisht se nuk jeni mjaft tërheqëse ose interesante. Të flirtosh është argëtuese. Buzëqeshni dhe shijoni aventurën përtej rezultatit.

 

Flirti yt ka korrur sukses?

Është e rëndësishme të dish të lexosh sinjalet që merrni kur flirtoni. Prisni të merrni të njëjtin ‘mesazh’ dy-tri herë përpara se ta interpretosh si të tillë. Është i interesuar për ty nëse…

• Të vështron shpeshherë.

• Shikon se flegrat e tij zmadhohen.

• Luan me kollaren.

• Ngre vetullat.

• Nxjerr gjoksin përpara.

• Të bën kompliment në çdo fjali që thua. Nuk është interesuar në ty nëse…

• Të shikon shkarazi, më pas ndërron me shpejtësi shikimin.

• Mban buzët të shtrënguara.

• Mban pozicionin e kokës vertikal, pa e ulur drejt teje.

• Nuk rri me fytyrën drejt teje. Mësoni më shumë Edhe pse mashkulli që doni të bëni për vete ju pëlqen tej mase, evitojeni flirtimin me të nëse ai:

• Është vartësi ose eprori juaj. Në marrëdhëniet e punës këto situata janë të rrezikshme dhe herët a vonë, do të kthehen kundër jush;

• Ka pirë pak si shumë. Me siguri do ta interpretojë sjelljen tuaj si të gabuar dhe është e mundur që më pas të mos shpëtosh dot prej tij.

• Është i pa lumtur në martesën e tij. Është tipi i mashkullit, i cili duhet mbajtur sa më lart. Është aq i dëshpëruar, sa pas pak minutash bisedë do të ndihet i gatshëm të të pyesë: “Çfarë planesh ke më vonë? Evitoje se do të ndihesh më mirë;

• Është i lumtur në martesën e tij. Bëj kujdes me një tip të tillë, sepse në asnjë mënyrë nuk mund të tejkalosh cakun. Pavarësisht sa tërheqës mund të jetë, të jesh e bindur se nuk do të braktisë kurrë partneren e tij për një flirt pa fund e krye.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top