Mirëqenie

September 26, 2018 | 14:20

Dieta e vjeshtës… këshilla të vlefshme për të humbur peshë

Kryesorja? Thjeshtësia! Si të përgatiteni pa ankth e frikë për të hequr kilet e tepërta pas periudhës së pushimeve? Pra, të përballojmë vjeshtën me këmbën e mbarë, duke ndjekur një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të shijshëm dhe të ndjeheni plot energji.

Gjithmonë planifikoni. Ashtu siç kemi bërë me udhëtimet gjatë pushimeve apo ushqimin për fëmijët, është e rëndësishme të kursejmë kohën në kuzhinë dhe të kemi gjithmonë diçka gati. Në mbrëmje, pas darkës mund të bëjmë gati diçka për të nesërmen.

Çdo vakt duhet të ketë karbohidrate, proteina dhe yndyrna. Për shembull, një supë drithërash me perime të freskëta, peshk apo mishi i bardhë janë të shijshme dhe me vlera. Për të shuar disi ndjesinë e ngopjes para se të ulemi në tavolinë pimë dy gota ujë. Me uljen e temperaturave supërat janë mjaft të mira por një aleat i mirë dhe për rënien në peshë.

Tundimi ekziston për çdo ushqim dhe për të shmangur sheqernat e tepërta mjafton vetëm ta shijoni, apo siç themi ne të hani sa për neps. Ndonjëherë në vend që të hiqni disa ushqime, mjafton të reduktoni sasinë.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top