Studim

September 26, 2018 | 14:15

Studim / Njerëzit me status të lartë ekonomik janë të pavëmendshëm

Hulumtuesit kanë zbuluar që njerëzit me status të lartë socio-ekonomik shpesh nuk janë të vëmendshëm gjatë bisedës. Kur njihni dikë, a mundeni të parandieni diçka për personalitetin e tij? Sa inteligjent është, sa i shkathët, sa i qëndrueshëm emocionalisht? A është i vetëdijshëm apo i pasigurt? A ka nevojë që të dominojë?

Ekspertët thonë, personaliteti për komunikim joverbal zbulohet në mënyra të ndryshme dhe, shtojnë se në bazë të bisedës së parë me dikë mundemi të konstatojmë cili është statusi i tij ekonomik.

Kështu ka treguar studimi i publikuar në revistën ‘Psychological Science’ nëpërmjet të cilit shkencëtarët kanë analizuar sjelljen e njerëzve. Studiuesit me atë rast kanë zbuluar që njerëzit me status të lartë socio-ekonomik shpesh nuk janë të vëmendshëm gjatë bisedës.

Ata kryesisht nuk përpiqen të marrin pjesë në bisedën e cila ndoshta nuk është e sferës së interesit të tyre, prandaj në ato momente kryesisht shkarravisin diçka në letër, nuk aprovojnë asgjë me lëvizje kokë as që kthejnë buzëqeshjen.

Nga ana tjetër, personat me status të ulët socio-ekonomik shpesh i përkushtohen tërësisht bashkëbiseduesit, pa marrë nëse u intereson tema e bisedës dhe a merr ndonjë dobi nga ajo.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top