Këshilla & Arsye

January 3, 2018 | 9:59

Dieta Kaliforniane, si të pastroni trupin në 3 ditë vetëm me fruta dhe perime

Të pasura me minerale dhe vitamina, frutat dhe perimet ju ndihmojnë të humbni peshë dhe të ndihmoni stomakun të ndihet mirë dhe i sheshtë. Sidomos pas tryezave festive të vitit të ri, ky regjim është i vlefshëm për sa kohë duam të largojmë nga trupi të gjitha antivlerat që i kemi marrë përmes ushqimit të tepërt.

Një dietë e ashtuquajtur, dieta e fruta-perimeve, ndryshe “dieta Kaliforniane” është një dietë rrufe, e cila duhet të mbahet vetëm 3 ditë. Pastaj duhet të pasohet nga një dietë e kontrolluar. Dieta e frutave në fillim u parashikua të ndiqej me konsumin e vetëm të qitros, por gjatë viteve, ky model është zbutur, duke lejuar gjithashtu futjen e llojeve të tjera të frutave dhe madje edhe disa perimeve sipas stinëve. Sipas kësaj diete kombinimi ndihmon në përftimin e efekteve: pastrimit dhe humbjes drastike të peshës për shkak të frenimit të kalorive.

Sa dobëson dieta me fruta?

Në thelb është një lloj diete me kalori të ulët, e cila bazohet në praninë e sheqernave të thjeshta dhe furnizimit me fruta të vitaminave. Qëllimi është të pastrojë trupin, duke siguruar burime të shpejta energjie. Është shumë e papërshtatshme të vazhdohet përtej atyre 3 ditëve. Një tjetër element i rëndësishëm për t’u marrë parasysh është stina e fruta-perimeve: duhet të jenë të freskëta dhe të vijnë nga bujqësia organike.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top