Mirëqenie

May 21, 2018 | 8:58

Dieta me limon dhe grejpfrut për të humbur peshë dhe për të djegur dhjamin

Dieta me fruta, agrume dhe në veçanti me limon dhe grejpfrut mund t’ju bëjë të humbni deri në 3 kg në shtatë ditë. Menyja e përditshme bazohet në konsumin e 1300 kalorive në ditë. Është shumë kufizuese dhe jo e përshtatshme për të gjithë. Bazohet pikërisht në konsumin e grejpfrutëve, limonëve dhe mandarinave.

Kjo është një dietë e pasur me vitaminë C dhe substanca antioksidante. Konsiderohet si një dietë e shëndetshme që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira dhe rimarrjen e vitalitetit.

Kjo është menyja tipike:

Mëngjesi: kafe pa sheqer, 125 gr kos të bardhë me pak yndyrë, dy biskota me dy lugë çaji reçel agrumesh, 150 ml. lëng portokalli.

Mes vakti: 100 gr. portokall të kuq ose grejpfrut.

Dreka: 60 gr makarona me 100 gr speca, 60 gr proshutë të grirë, grejpfrut dhe sallatë kopër ose 150 gr. biftek me limon, 50 gr. sallatë, domate, lakra dhe karota.

Në rast të kundërt ju mund të hani 70 gram makarona me 200 gr. brokoli, 100 gr. grejpfrutit ose 150 gr. fileto viçi gatuar në një tigan me lëng dhe një portokall, 200 gr. patate të pjekura dhe 50 gr. marule ose supë perimesh me 200 gr. perime dhe 30 gr. oriz, 100 gr.  troftë të gatuar në avull, 50 gr. patate të ziera dhe 50 gr. portokalle.

Darka: pure me presh dhe patate, një vezë të zier dhe 200 gr. copa portokalli me 100 gr. gjizë dhe pak kanellë ose 80 gr. oriz, oktapod, selino dhe shegë me lëng grejpfrut, ose një supë perimesh, 100 gr. karçof në sallatë me 20 gr. kokrra, grejpfrut rozë dhe 20 gr. kedër të ëmbëlsuar.

Si gjithmonë para se të nisni të ndiqni një dietë rekomandohet që të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes ose me një specialist të fushës. Kjo dietë nuk rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e tjera dhe gratë shtatzëna.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / quotidianodiragusa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top