Mirëqenie

October 4, 2018 | 12:18

Dieta me të cilën humbisni një kilogramë në ditë

Dieta e mëposhtme është ajo e përdorur prej Beyonce pas lindjes së fëmijës së saj. Duke qenë se çdo shtatzëni i lë nënat me disa kg më tepër, ajo ndoqi këtë dietë për të rënë në peshë. Rezultatet e saj janë të dukshme pas 10 ditësh, në të cilat do të vini re një rënie në peshë, madje thuhet se kjo dietë mund t’ju bëjë të humbisni nga 1 kg peshë çdo ditë.

Përbërësit e dietës:

  • 8 gota me ujë
  • Lëng i shtrydhur nga 6 limonë
  • 6 lugë gjelle mjaltë
  • Disa kubëza akulli
  • 10 gjethe mente

Përgatitja:

Ngrohni ujin, por nuk duhet të vlojë shumë – jo më shumë se 60 gradë. Shtoni të gjithë përbërësit dhe e lini përzierjen të qëndrojë në frigorifer për disa orë. Në fund e përzieni dhe e pini. Në secilën gotë shtoni një kubëz akull, sepse trupi harxhon energji për ta ngrohur ujin apo ushqimin e ftohtë.

Para mëngjesit pini një gotë limonadë. Për mëngjes hani një sallatës sipas dëshirës. Në ora 11, pini gotën e dytë të limonadës të kombinuar me lajthi apo gështenja. 

Për drekë, vezë të zier dhe sallatë jeshile me vaj ulliri dhe uthull molle. Në orën 16 duhet të pini edhe një gotë tjetër limonadë dhe të konsumoni një sallatë sipas dëshirës.

Për darkë, peshk të bardhë ose sallatë me mish pule. Dy orë para gjumit, pini dhe një gotë limonadë. Këtë dietë duhet ta praktikoni së paku pesë ditë dhe kujdes mos hani ëmbëlsira dhe ushqime në fast food.

 

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top