Këshilla & Arsye

October 4, 2018 | 11:59

Nga Lira Gjika / E mira ndërtohet duke i trajtuar të gjithë njësoj, jo duke diskriminuar tjetrin

Një baba i bërtiste vajzës së tij të vogël pesë vjeçare, në mes të rrugës, sepse nuk kishte ruajtur vëllain e saj më të vogël. I bërtiste pse vëllai ishte rrëzuar, ndërsa ai, babai ishte i zënë me celularin e tij. E mori në krahë djalin e vogël dhe e përkëdhelte me fjalë të tilla si: “djali i babit u trembe ti, se motra nuk të mbrojti” dhe ndërkohë i drejtohej vajzës duke e shtyrë “ec përpara, gocë e keqe” dhe vazhdonte me djalin:” u trembe ti xhan i babit çfarë do ti të të blejë babi?”

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kjo sjellje e shëmtuar e një babai të pa përgjegjshëm, i bën vetëm keq të dy fëmijëve. Vajza fyhet dhe trembet nga babai në publik dhe ç’është më e keqja, nuk e kupton pse ajo është fajtore, kur vëllai u rrëzua vetë. Por, edhe djali, që në pamje të parë babai e mbron, trembet njëlloj si e motra, sepse edhe ai nuk kupton pse babi bërtiti. Këtë sjellje nuk e kryejnë vetëm baballarët por edhe nënat, edhe gjyshërit.

Prindër, gjyshër, nëse vërtetë doni ti bëni mirë fëmijës apo nipit të preferuar, silluni mirë dhe njëlloj edhe me fëmijët e tjerë, motra vëllezër, por edhe me fëmijët e panjohur. Trajtojini njëlloj fëmijët, me butësi që të mos trembni fëmijën tuaj apo nipin dhe mbesën, nuk ka rrugë tjetër. E mira nuk zhvillohet nëpërmjet diskriminimit të tjetrit. Prandaj kujdes prindër dhe gjyshër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top