Lifestyle

June 1, 2018 | 14:08

Dieta që shkrin dhjamin e barkut për 24 orë

Përveçse do të keni stomak plotësisht të rrafshët brenda vetëm 24 orëve, ky regjim do t’ju pastrojë nga të gjitha toksinat.

Nëse pas pak ditësh duhet të shkoni në ndonjë aheng, ngjarje shoqërore apo dasmë dhe duhet të vishni fustanin tuaj të preferuar, shtresat dhjamore në stomak janë gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë.

Për këto raste ideale është e ashtuquajtura dietë e jashtëzakonshme, e cila ndryshe quhet edhe dietë e shpejtë.

Kjo dietë u vjen në ndihmë shumë njerëzve, të cilët nuk kanë kohë të mjaftueshme për të hequr kilet e tepërta, sepse do të ndihmojë që të liroheni nga shtresat dhjamore vetëm brenda një nate!

Veç kësaj, kjo dietë do t’ju ndihmojë në eliminimin e toksinave dhe në pastrimin e trupit brenda 24 orëve.

Dieta e jashtëzakonshme bazohet në lëngje dhe çaje, sepse këto pije iu ndihmojnë të pastroni trupin tuaj më shpejt dhe më lehtë.

Ja se si duhet të veproni:

Në orën 8: pini një gotë ujë të vakët me lëng limoni
Në orën 10: pini një gotë ujë me lëng portokalli apo lëng molle
Në orën 12: pini një gotë çaj të gjelbër
Në orën 13: pini një gotë ujë të ftohtë me lëng karote
Në orën 15: pini një gotë çaj sipas dëshirës suaj
Në orën 17: pini një gotë lëng natyral sipas dëshirës suaj
Në orën 19: pini një gotë çaj të gjelbër
Në orën 21: pini një gotë ujë me lëng grejpfruti
Në orën 22: përfundoni ditën në po atë mënyrë që e keni filluar – pini një gotë ujë të vakët me lëng limoni

Kujdes: Është shumë me rëndësi që të mos shtoni kurrfarë ëmbëltues artificial apo ndonjë përbërës tjetër në çajet dhe lëngjet tuaja.

Ju rekomandojmë ta provoni këtë dietë, sepse vetëm brenda 24 orëve mund ta bëni stomakun të rrafshët. Veç kësaj, ky regjim diete do t’ju pastrojë në tërësi nga të gjitha toksinat dhe ndërkohë ju do të ndiheni plot me energji dhe shumë të lumtur.

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top