Teste

February 12, 2017 | 10:39

TEST / A jeni romantik?

Romanca… shumë betohen për besnikëri të përjetshme, duke besuar se mënyra e vetme për të ruajtur gjallë dashurinë është largimi nga rutina. Po ju… jeni një romantik i përjetshëm apo gjestet romantike nuk bëjnë për ju?

jeni-romantik

1. Një muaj pasi je lidhur:

a. Kam rënë marrëzisht në dashuri

b. Jemi ende në fillim dhe çdo gjë është shumë mirë

c. Që tani kanë filluar problemet

 

2. Dhurata ideale për të dashurën në “Shën Valentin”:

a. Një fundjavë romantike jashtë shtëpisë

b. Lule, një bizhu dhe darkë jashtë

c. Një kuti me çokollata

 

3. Dhurata ideale për të dashurin në “Shën Valentin”:

a. Një letër dashurie dhe një fundjavë jashtë shtëpisë

b. Një mbrëmje relaksi dhe shumë dashuri

c. Një palë bokser me dizenjo argëtuese

 

4. Nëse të kërkojnë të imagjinosh dasmën:

a. Është gjithçka perfekte, si në përrallë

b. Jemi një çift i lumtur, rrethuar nga shumë miq

c. Dasmë unë? As që më shkon në mendje

 

5. Marrëdhënia jote sentimentale është:

a. Gjithnjë pranë, plot dashuri dhe vëmendje

b. Pasion e bashkëpunim

c. Liri personale dhe mbështetje

 

6. Sipas teje, a është e vërtetë që romanca ka “vdekur”?

a. Jo!

b. Romanca vdes nëse e dëshirojmë dhe lëmë ne të vdesë

c. Po, tashmë nuk ka më romancë

 

7. Ç’mendon për shprehjen: “Është e pamundur të mos dashurohesh kur takon personin e duhur”:

a. Shumë e vërtetë!

b. Mendoj se është e vërtetë

c. Varet…

 

8. Filmat romantikë:

a. Më pëlqejnë

b. Disa më pëlqejnë

c. I urrej

 

9. Dashuria është një gjë që:

a. Lind vetë, natyrshëm

b. Kërkon pak impenjim nga secili prej partnerëve

c. Do të ishte bukur ta evitoja

 

10. Fluturat në stomak kur jemi pranë dikujt:

a. Është dashuri

b. Mund të jetë dashuri ose tërheqje

c. Mund të jetë vetëm tërheqje fizike

pergjigjet

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top