Lifestyle

April 18, 2020 | 8:06

Disa ide origjinale dhe mjaft të thjeshta për të dekoruar vezët e Pashkës

Dëshiron të krijosh një dekorim fantastik dhe origjinal duke filluar nga vezët e thjeshta? Këtu janë disa ide që mund t’iu mbushin me frymëzim.

  1. Njëbrirësh dhe lule

Për një festë me shumë ngjyra ju mund të shndërroni vezët normale në njëbrirësh fantastik. Realizimi është shumë i thjeshtë, thjesht zbukuroni vezët duke shtuar një kon të vogël prej letre ngjyrë ari për të krijuar bririn që vendoset në majë të vezës. Dekorojeni secilin njëbrirësh me lule të vogla. Vizatoni sytë me një shënues të zi. Përfundojeni dekorimin duke vendosur njëbrirëshin në një kupë letre me ngjyrë. Nëse në vend të kësaj dëshironi të bëni diçka më elegante për të dekoruar shtëpinë tuaj, mund të vendosni të bëni lule madhështore. Petalet do të bëhen me shirita letre.

  1. Lepuj: ideja numër 1

Këta lepuj të lezetshëm u bënë duke pikturuar vezët me penel. Letrat me ngjyra u përdorën për të bërë veshët. Ju mund të zbukuroni lepujt me lule letre.

  1. Lepuj: ideja numër 2

Një variant tjetër për të bërë lepur të këndshëm përfshin dekorimin e vezëve me veshë të bërë nga letra me dy ngjyra të ndryshme. Shtoni tek lepurushat edhe sytë plastikë, topa të vegjël pambuku për të bërë faqe dhe një drejtkëndësh të vogël për të formuar dhëmbët.

  1. Pulcini

Asgjë nuk është më origjinale sesa këta çuna me ngjyra të ndezura. Ngjyrosni secilën vezë me bojë, ngjyra e së cilës përputhet me pendët.

9e98e7c178f81da561d43c622248d2db-22

  1. Kafshët e tjera

Përveç kësaj, me vezët e zakonshme mund të bëni edhe kafshë të tjera si: dele, lopë dhe kuaj. Materialet që do të përdoren për të bërë këto kafshë janë lapsa, letra me ngjyrë dhe ngjitës. Një mënyrë e përkryer për të argëtuar të vegjlit.

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top