Këshilla & Arsye

April 18, 2020 | 8:04

Ja se si ta ndihmoni partnerin, nëse vuan nga ankthi, gjatë periudhës së pandemisë

Kohët e koronës janë stresuese për të gjithë ne. Ndërkohë që shumë njerëz janë pa punë, shumë të tjerë qëndrojnë deri në 3 të natës duke punuar, ose thjesht pa gjumë për shkak të stresit. Ju mund t’i keni parë këto sjellje edhe brenda shtëpisë tuaj, nëse jetoni me një partner dhe shqetësimet e tij 24 orë.

Të gjitha rregullat e higjienës, do të kthehen në një makth nëse keni një partner të fiksuar. Nëse mendoni që partneri juaj përjeton nivele të larta ankthi, ja çfarë duhet të bëni për ta ndihmuar:

Pranoni që ankthi nuk është diçka e tmerrshme. Ka përfitimet e veta dhe kjo situatë.

Njerëzit që shpesh ndjejnë ankth dhe e shohin këtë gjendje si dobësi, janë shumë më të fortë se sa një gjendje emocionale. Ankthi ka avantazhe evolucionare, të tilla si të qenit hipervigjilent dhe gjithmonë i vëmendshëm për çdo papastërti. Njerëzit që shqetësohen shumë mund të jenë më të shpejtë për t’u mobilizuar në raste urgjente.

Bëni diçka argëtuese dhe të re së bashku

Njerëzit që jetojnë bashkë janë më të lidhur me njëri-tjetrin. Provoni të zhvilloni aktivitete në shtëpi të cilat nuk i keni realizuar më parë. Aktivitetet e reja dhe mesatarisht sfiduese mund të largojnë mendjen tuaj nga shqetësimet dhe të ofrojnë një ndjenjë relaksimi dhe qetësie, kështu çiftet do të ndjehen më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre.

Kryeni aktivitet fizik

Ankthi dhe frika kanë tendencë të çlirojnë energji. Nëse nuk e lëvizni trupin ajo energji do të shkaktojë vështirësi për gjumë. Nëse ju dhe partneri juaj nuk keni një program stërvitje, mund të kërkoni në internet për një të tillë dhe ndërkohë që punoni apo kujdeseni për fëmijët mund dhe të qëndroni aktiv.

Kufizoni bisedat që lidhen me koronavirusin.

Përpiquni që bisedat tuaja të jenë fitimprurëse. Flisni për gjëra të bukura dhe përcaktoni një fashë orari kur do të dëgjoni informacionet rreth koronavirusit. Diçka tjetër që psikologët këshillojnë gjatë kësaj periudhë është të diskutoni për një zgjidhje praktike të situatës, ose thjesht të pranoni gjërat kështu, si janë. Kur dikush përjeton ankth, është më mirë të theksoni aftësinë e tyre për të përballuar problemet, duke i siguruar ata që frika e tyre nuk do të realizohet. Gjeni tema bisede që ju ndihmojnë të jeni më të afërt me njëri-tjetrin, si për shembull histori nga fëmijëria që nuk ia keni thënë kurrë njëri tjetrit. Marrëdhënia juaj mund të ndihmojë më shumë se çdo gjë tjetër në gjendjen e ankthit.

Frenimi i vendimmarrjes

Ka raste kur një person në ankth mund të marrë vendime të gabuara, për shembull duke investuar paratë e përbashkëta. Në këtë rast partnerët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin të marrin vendime të mira gjatë periudhës që janë të shqetësuar. Nuk mund të rrezikoni të gjitha kursimet tuaja, vetëm sepse partneri juaj është i nxituar, kështu që flisni me të duke e ndaluar të marri vendime të tilla të panevojshme.

Një ndër gjërat më të shpeshta që kryejmë kur jemi të stresuar është shpenzimi i tepërt, kështu që frenimi në këto raste do të ishte i domosdoshëm. Mos harroni që një ditë do të kthehemi në normalitet, kështu që për çdo rast paratë janë të domosdoshme.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top