FB

August 26, 2021 | 8:35

Disa “jo”që na fuqizojnë.  (Lexojini dhe komentoni!)

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Jo, nuk do të lejoj që frika të më shtypë, të më dobësojë, të më ndalojë.

Jo, nuk do ta lë veten armë të fatit, të lehtësisë, të mosveprimit.

Jo, nuk do të heq dorë nga ajo që i jep kuptim jetës sime, pavarësisht sa e vështirë është.

1

Jo, nuk do të lejoj që mendimet e mia të më shpërqendrojnë dhe të më largojnë nga qëllimet e mia.

Jo, nuk do të ndalem kurrë së ndjekuri atë që më bën të mendoj dhe të marr frymë lirshëm.

Jo, nuk do të lejoj që fjalët e të tjerëve të më dekurajojnë, të më rrëzojnë, të më shtyjnë te më e vogla, te më e keqja.

Jo, nuk do të fshihem, nuk do të pretendoj, nuk do ta ul kokën sepse nuk më pëlqejnë disa njerëz ose nuk jam e/i pranuar.

Jo, nuk do të kalojë më kohë aty ku nuk më duan, nuk më vlerësojnë, nuk më respektojnë.

Jo, nuk do të vazhdoj të jem viktimë e një situate që më zvogëlon dhe më pengon edhe nëse më përshtatet.

Jo, nuk do të pranoj një ofendim/fyerje tjetër dhe përpjekje të ndihem i/e vogël, problematik/e, i/e dobët.

Jo, nuk do t’i nënshtrohem shantazhit, presionit, manipulimit të mendimeve, ndjenjave dhe sjelljes time.

Jo, nuk do të lejoj askënd të më përdorë dhe të më shfrytëzojë në këmbim të disa thërrimeve të dashurisë, pranimit, konfirmimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top