FB

February 5, 2024 | 7:45

Disa karakteristika dhe ndryshime që shfaqen në moshën 9 vjeç, të përshkruara nga mësues e psikologë të ndryshëm

 

Përshtatur në shqip nga Lira Gjika, pediatre

 

Në moshën 9 vjeç një fëmijë është si përpara një “pragu të ri” jete. Për herë të parë te fëmija “ngjallet” vetëdija. Dhe në jetën e tij të brendshme, fëmija e ndjen unin e tij në një mënyrë të re, shumë më të thellë se në të shkuarën.

Ai apo ajo, fillon të vëzhgojë botën. Në këtë moshë fëmija kupton më mirë veprimin dhe mendimet që e kanë krijuar këtë veprim.

femije

Vetëm në këtë moshë fillon të kuptojë gjërat që më përpara i “rrëshqisnin” apo nuk krijonte dot lidhjen. Ky lloj “zgjimi” apo rritje, manifestohet në formë habie ose me kritika. Të gjithë kemi hasur fëmijë 9-vjeçarë që dikur ishin të urtë dhe në këtë fazë bëhen indiferentë dhe nuk u pëlqen asgjë, madje edhe bëjnë ironi kur i këshillon.

Fëmija 9 vjeç nuk ka më dëshirë t’i tregojnë përralla apo t’i lexojnë histori, ai ka nevojë për më shumë, kërkon ngjarje të vërteta.

Djemtë nëntëvjeçar i shprehin në përgjithësi dyshimet dhe kritikat e tyre.

Vajzat nëntëvjeçare në ndryshim nga djemtë, i shmangin dyshimet dhe tërhiqen në vetvete. (problem kulturor dhe edukimi)

Kalimi në moshën 9 vjeç, shpesh shoqërohet me shfaqjen e “unilateralitetit”, të cilin mjedisi familjar e fuqizon ose e mban nën kontroll, duke e pasuruar ose jo dhe duke shmangur ose jo, të bëhet sjellje.

Fëmija nëntë vjeç vazhdon të jetë në fazën e imitimit të sjelljeve dhe fjalëve të të rriturve. Prandaj në këtë periudhë, të rriturit duhet të jenë edhe më të vëmendshëm dhe me etikë, pasi sjelljet e tyre pasqyrohen te fëmija. Nëse të rriturit janë prepotentë apo të pakujdesshëm me njëri-tjetrin edhe fëmija ashtu do të sillet.

Fëmija 9 vjeç një veprim që atij i kërkohet dhe e detyrojnë ta bëjë dhe të rriturit nuk e bëjnë vetë si p.sh. fëmijës i kërkohet të heqë këpucët kur hyn në shtëpi dhe babai vetë nuk e zbaton. Fëmija e interpreton si padrejtësi. Fëmija ende nuk ka mekanizma të kuptojë pse babai e bëri këtë veprim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top