- Në moshën 9 vjeç një fëmijë është si përpara një “pragu të ri” jete. Për herë të parë te fëmija “ngjallet” vetëdija. Dhe në jetën e tij të brendshme, fëmija e ndjen unin e tij në një mënyrë të re, shumë më të thellë se në të shkuarën.
- Ai apo ajo, fillon të vëzhgojë botën. Në këtë moshë fëmija kupton më mirë veprimin dhe mendimet që e kanë krijuar këtë veprim.
- Vetëm në këtë moshë fillon të kuptojë gjërat që më përpara i “rrëshqisnin” apo nuk krijonte dot lidhjen. Ky lloj “zgjimi” apo rritje, manifestohet në formë habije ose me kritika. Të gjithë kemi hasur fëmijë 9-vjeçarë që dikur ishin të urtë dhe në këtë fazë bëhen indiferentë dhe nuk u pëlqen asgjë, madje edhe bëjnë ironi kur i këshillon.
- Fëmija 9 vjeç nuk ka më dëshirë t’i tregojnë pralla apo t’i lexojnë histori, ai ka nevojë për më shumë, kërkon ngjarje të vërteta.
- Djemtë nëntë-vjeçar i shprehin në përgjithësi dyshimet dhe kritikat e tyre.
- Vajzat nëntë-vjeçare në ndryshim nga djemtë, i shmangin dyshimet dhe tërhiqen në vetvete. (problem kulturor dhe edukimi)
- Kalimi në moshën 9 vjeç, shpesh shoqërohet me shfaqjen e “unilateralitetit”, të cilin mjedisi familjar e fuqizon ose e mban nën kontroll, duke e pasuruar ose jo dhe duke shmangur ose jo, të bëhet sjellje.
- Fëmija nëntë vjeç vazhdon të jetë në fazën e imitimit të sjelljeve dhe fjalëve të të rriturve. Prandaj në këtë periudhe, të rriturit duhet të jenë edhe më të vëmendshëm dhe me etikë, pasi sjelljet e tyre pasqyrohen te fëmija. Nëse të rriturit janë prepotentë apo të pakujdeshëm me njëri-tjetrin edhe fëmija ashtu do të sillet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.