Këshilla & Arsye

September 13, 2017 | 9:47

Sheqeri sjell përfitime për shëndetin e trurit

Shumica prej nesh e dinë se duhet të ulim  konsumin e sheqerit -që të mund të ulim tensionin e gjakut, zvogëlojmë rrezikun e sulmit në zemër dhe të kemi më pak probleme me shëndetin mendor.

Por sipas një mjeku të specializuar në shëndetin e trurit, sheqeri mund të ketë efekte të dobishme në trurin tonë.

1

“Sheqeri është jetik për shëndetin e trurit”, shprehet  Drew Ramsay për Well + Good.

Ai shpjegon se nga 400 kaloritë që truri ka nevojë, vetëm rreth një e katërta e saj duhet të vijë nga konsumimi i përditshëm i sheqerit. Udhëzimet e NHS-it rekomandojnë që të rriturit të kenë jo më shumë se 30 gr. sheqerna të lira në ditë, që është afërsisht shtatë kube sheqeri. Pjesa tjetër duhet të vijë nga karbohidratet, të cilat po, janë gjithashtu të rëndësishme.

Fruktoza – sheqeri i gjetur në shumë ushqime artificiale të përpunuara – nuk është shumë efektiv. Por sheqernat natyrore – ato që gjenden në mjaltë, shurup dhe fruta, për shembull – mund të ndihmojnë në rritjen e shëndetit të trurit.

Ka pasur shumë debate kohët e fundit nëse sheqernat natyrale janë me të vërtetë më të mira për ju se ato të rafinuara, por Ramsay beson se ata janë.

Sidoqoftë, është mirë të hani fruta se të pini lëngje.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top