Këshilla & Arsye

September 13, 2017 | 10:07

Puna në zyrë dyfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme

Punonjësit që punojnë në tavolinë kanë gati dy herë më shumë gjasa të humbin jetën, edhe nëse ushtrohen rregullisht, sugjeron një studim i ri.

desk-job-study-death

Rritja e kohës së zgjatur joaktive rrit rrezikun e vdekjes së hershme.

Ekipi i studimit, i udhëhequr nga studiuesi e Universitetit Columbia, Keith Diaz, monitoroi lëvizjet e pothuajse 8,000 të rriturve mbi 45 vjeç.

Autorët e studimit sugjerojnë se njerëzit që rrinë ulur për periudha të zgjatura kohore duhet të ngrihen dhe të lëvizin çdo 30 minuta për të zvogëluar kërcënimin e vdekjes së parakohshme.

Diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës, goditjet, kanceri dhe çmenduria lidhen kryesisht me këtë dukuri. Studimi zbuloi gjithashtu se 37 përqind e të rriturve britanikë kalojnë më pak se 30 minuta në këmbët në ditë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top