Ndonjëherë problemi nuk janë të tjerët, por ju vetë. Si të ndaloni së qeni personi toksik i jetës suaj:
Tregoni të vërtetën
Të jesh e vërtetë me veten për ndjenjat e tua, sado të vështira të jenë i bën mirë raportit me veten tuaj.
Shikoni punën tuaj
Njerëzit toksikë i duan dramat. Të bësh thashetheme, t’u tregosh njerëzve se çfarë duhet të bëjnë ndikon negativisht tek ju. Prandaj më mirë fokusohuni tek gjërat tuaja dhe merruni me to.
Mbani nën kontroll xhelozinë
Ndjenjat më negative vijnë nga xhelozia. Kur nuk keni ato që dëshironi, zakonisht fokusoheni tek gjërat që kanë të tjerët, por kjo vetëm sa do të rriste trishtimin tuaj. Më mirë punoni për të arritur ato që doni, pa pasur zili për ato që kanë të tjerët.
Bëni pak pushim nga rrjetet sociale
Zhytja në rrjetet sociale shpesh mund t’ju bëjë më të vetmuar e të trishtuar. Prandaj fokusohuni tek njerëzit që keni pranë dhe shijoni momentet me to.
Mos e ngatërroni vetëkujdesin me vetësabotimin
Ndizni qirinjtë, bëni një dush të ngrohtë, bëni manikyr, pedikyr, blini një fustan të ri. Por, kjo nuk do të thotë të neglizhoni përgjegjësitë tuaja.
Largoni mendimet negative
Është klishe por është e vërtetë, njerëzit e lënduar të lëndojnë. Kur ju i përsërisni mendime negative vetes, jeni ju personi i lënduar që lëndoni veten. A e kuptuat përse nuk duhet të mendoni negativisht?
Kujdesuni për veten
Të gjitha pikat e mësipërme përmblidhen në këtë të fundit. Çelësi për të pasur raporte të mira me të tjerat është mirësia dhe kjo gjë duhet të përfshijë edhe mirësinë me veten.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.